30 Nëntor 2020

Rënie drastike e çmimit të naftës në tregjet botërore

New York, 11 mars - Çmimet e naftës së papërpunuar e morën disi veten sot, pas rënies drastike që pësuan dje.

Çmimet e naftës kanë rënë në shkallë botërore. Kjo shihet si diçka e mirë për njerëzit e zakonshëm, por ekonomistët thonë se një humbje e tejzgjatur e të ardhurave nga nafta në tregjet botërore mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë globale.

Ekspertët po bëjnë thirrje për solidaritet mes vendeve pasi një kolaps ekonomik në një vend, herët a vonë do të pasohet edhe tek të tjerat.

Për njerëzit e zakonshëm rënia e çmimit të naftës është një gjë e mirë. Sonu është banor i qytetit Agra në Indi.

“Për njerëzit e zakonshëm rënia e çmimit të naftës është lajm i mirë. Është kohë festivalesh në Indi dhe njerëzit kanë shpenzime të shumta.”

Çmimi i naftës së papërpunuar ra ndjeshëm pasi karteli i OPEC-u i dominuar nga sauditët nuk arriti një marrëveshje me Rusinë për reduktimin e prodhimit, me qëllim kompensimin e efekteve të koronavirusit ndaj tregjeve botërore.

Arabia Saudite reagoi duke njoftuar uljen e çmimit dhe shtimin e prodhimit të naftës. Analistët thonë se kjo betejë po ul çmimet e naftës. Fatih Briol është me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë.

“Shumë kompani shtuan prodhimin. Ka një sasi të madhe prodhimi të tepërt nafte në tregje. Shumë naftë dhe nuk ka kërkese për të.”

Të hënën, tregtarët e mëdhenj të naftës shënuan ditën më të keqe në vite. Rubla ruse ra 9 përqind. Tom Adshed është me firmën e konsultimit Macro-Advisory.

“Për rusët ky është një kalkulim strategjik afatgjatë. Në termin afatshkurtët ata padyshim që do të dëmtohen. Por duke bërë këtë, ata mund të dëmtojnë ndjeshëm prodhuesit amerikanë të naftës nga shpimet shkëmbore.”

Tom Adshead, thotë se Rusia ka krijuar rezerva për të kompensuar humbjet.

“Ata kanë krijuar një rezevrvë kombëtare prej 150 miliardë rubla për ditë të vështira si kjo, kur kanë nevojë të shpenzojnë para pasi çmimi i naftës është i ulët.”

Disa analistë si Fatih Briol në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë,

thonë se konsumi dhe kërkesa për naftë do të vazhdojë të bjerë këtë vit, pasi përhapja e koronavirusit po detyron shumë njerëz të qëndrojnë në shtëpi.

“Për herë të parë në më shumë se 11 vite kohë, ne kemi pritur që këtë vit kërkesa për naftën dhe konsumi i naftës do të bjerë. Është shtuar çdo vit por po bie si rezultat i asaj që po ndodh në Kinë dhe ekonominë botërore.”

Frika e përhapjes së koronavirusit ka tronditur tashmë tregjet botërore dhe ekspertët thonë se përzjerja në këtë mes e rënies së çmimit të naftës mund të shkaktojë një recesion ekonomik.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë po bën thirrje për solidaritet mes vendeve të mëdha dhe të vogla, sepse siç thotë ai, kolapsi i një ekonomie mund të ndikojë tek ekonomia globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2020 - Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë në të cilën do të behët plotësimi i listës së dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Drejtorit të AKI-së raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Campus France, Ambasada Frnceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë. (online -https://tourneebalkanskosovo.com, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i 5-të virtual i Green Business Expo. (Businessexpo.greenkosovo.com, ora 10:30)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike diskuton lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian” me të ftuar ministrat dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media në të cilën do të flasin për shtatoren e re të Skënderbeut, punën e dobët artistike dhe lokacionin jo adekuat. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)  

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do të mbajë konferencë për medie. (Te stacioni i autobusëve urbanë “Katedralja”, ora 13:00)

- Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë raportojn para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis rreth importimit të vajit të palmës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban diskutimin “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?”. (Hotel Sirius, ora 17:00)