25 Prill 2024

Rënia euros në Shqipëri do të vazhdoj edhe gjatë verës

Tiranë, 16 maj - Në tregun e këmbimit valutor të Shqipërisë, rënia euros në nivele minimale duket se është një prirje që do të vijojë edhe përgjatë muajve të verës, si rezultat i fluksit të emigrantëve dhe turistëve të huaj.

Ekspertët e ekonomisë argumentojnë se faktor kryesor ka qenë një tërheqje disi e lartë e depozitave të shqiptarëve jashtë Shqipërisë, kryesisht në Greqi. Ndërsa oferta e lartë e kësaj monedhe në treg, favorizuar edhe nga sezoni i verës do ta zhvlerësojë këtë monedhë edhe më tej në këmbim me lekun.

Në dy muajt e fundit është vënë re një rënie në nivele shumë të ulëta të euros deri në 134 lekë.

Gjithësesi Banka e Shqipërisë gjykon se luhatjet e këmbimit valutor janë brenda parashikimeve ndërsa mbetet e angazhuar për të ruajtur stabilitetin e çmimeve, në kushtet e një kursi këmbimi të denatyruar nga forcat e mëdha të tregut, që mund të prish ekuilibrat e çmimeve, efektet e inflacionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)