24 Prill 2024

Rënia e aksioneve nga mungesa e likuiditetit mund të çojë në një tjetër krizë

New York, 6 shtator - Në raportin e fundit të bankës së njohur të investimeve në ShBA "JPMorgan Chase" thuhet se rënia e aksioneve e shkaktuar nga mungesa e likuiditetit, mund të shkaktojë një tjetër krizë financiare.

Sipas raportit, prej shpërthimit të krizës financiare të vitit 2008, shumë asete të fondeve aktive janë transferuar në pasive, përmasa e të cilave është rritur vazhdimisht me më pak tarifa menaxhimi dhe përfitime më të larta në shumë fushë. Tani vetëm në tregun botëror të aksioneve, ka 3.5 trilionë dollarë fonde pasive.

Sipas raportit, shumë tregtime pasive, procedurale dhe automatike dobësojnë shumë aftësinë e parandalimit të uljes së madhe të tregut dhe aftësinë e rimëkëmbjes nga kjo ulje.

Rënia dramatike e çmimeve të titujve financiarë në bursa shkakton shitjen e rrufeshme të aksioneve në treg duke tronditur tregjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)