25 Prill 2024

Qeveria vendosë masë mbrojtëse për produktet nga Serbia dhe nga Bosnja

Prishtinë, 6 nëntor - Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Masa mbrojtëse nënkupton taksën prej dhjetë për qind të të gjitha produkteve që importohen në Kosovë dhe kanë për vend të origjinës Republikën e Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën. Përjashtim nga kjo masë do të bëjnë produktet e brendeve ndërkombëtare të prodhuara në këto dy vende.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për aderimin e Kosovës në Shkollën Rajonale të Administratës Publike – ReSPA.

Qëllimi i Projektligjit është  aderimi i Kosovës në këtë shkollë që do të avancojë statusin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare me prezencën e saj në forume shumë kombëtare.

ReSPA është organizatë me përfaqësues të Bosnjë dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Shqipërisë. Objektiv i ReSPA-s është përmirësimi i bashkëpunimit në sferën e administratës publike, fuqizimi i shkëmbimit të përvojave me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, fuqizimin e kapaciteteve administrative dhe zhvillimi i burimeve në administratën publike.

Më mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për inkasimin e mjeteve nga fondet e paalokuara në Buxhetin e Kosovës nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës sipas gjendjes në fund të vitit 2018. Gjendja e këtyre fondeve pritet te jetë mbi 1.2 milionë euro.

Gjithashtu është aprovuar edhe vendimi për të miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për kursime, ndarje dhe transfere buxhetore ndërmjet kategorive të shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2018.

Është miratuar vendimi preliminar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, sipas kërkesës së Komunës  së Gjakovës, të cilat preken nga ndërtimi i “Qarkores së Gjakovës”.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)