31 Mars 2020

Qeveria përgatit pyetësorin për marrëdhënie tregtare me BE-në

Prishtinë, 22 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës ka formuar grupin koordinues për plotësimin e pyetësorit për marrëdhënie tregtare me BE-në të cilin do ta kryesoj ministri i Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku. Kryeministri i vendit Hashim Thaçi ka thënë në takimin e parë të Këshillit Ndërministror për pyetësorin e marrëdhënieve tregtare se deri më 7 prill do të jenë gati të gjitha përgjigjet adekuate që parashtron ky pyetësor.

Kryeministri i vendit Hashim Thaçi ka kërkuar nga secili prej minister që me stafin e tij të përgjigjen në këtë pyetësor. \"Përgjigjet duhet të jenë shumë konkrete, profesionale, të sakta dhe do t’ju kërkoja nga ju që të angazhoni ekspertë edhe nga stafi juaj edhe nga shoqëria civile, gjithë njerëzit përgjegjës në këtë lami, por edhe të bashkëpunoni shumë ngushtë ekspertët e Bashkimit Evropian, të Komisionit Evropian\", theksoi kryeministri Thaçi para ministrave të Qeverisë së Kosovës, në takimin e Këshillit Ndërministror për pyetësorin për Marrëdhënie Tregtare me Bashkimin Evropian.

Procesi i integrimit sipas tij duhet të vazhdohet, sepse është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm, strategjik, nga i cili të gjitha punët e ministrive përkatëse duhet të burojnë si vizion strategjik në kuptimin e procesit të integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian dhe të gjitha prioritetet duhet të jenë konform këtij vizioni, këtij përkushtimi dhe përgjegjësie që e kemi.

Thaçi ka thënë se angazhimi i qeverisë në përmbushjen e obligimeve që dalin nga raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian do të jetë më serioz dhe me efikas.

Ky rekomandim lidhur me Marrëveshjen Tregtare shënon një epokë të rë në lidhje me raportin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Nëpërmjet marrëveshjes tregtare, shtetit të Kosovës iu mundësohet qasja e barabartë në tregun e Bashkimit Evropian, treg ky që mbulon 500 milionë banorë.

\"Rëndësia e pyetësorit për Marrëveshje Tregtare është shumë e madhe, pasi që kjo marrëveshje në të ardhmen do të lehtësojë angazhimet tona dhe të mundësojë përmbushjen e gjitha kritereve të nevojshme edhe lidhur me marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ka deklaruar ai.

Marrëveshja Tregtare me Bashkimin Evropian dhe të shtetit të Kosovës, në përgjithësi përmban gati të gjitha elementet e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Pra, marrëveshja tregtare është një parahyrje dhe parapërgatitje e shtetit të Kosovës për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Kryeministri tha se së shpejti pritet që Kosova të merr edhe udhërrëfyesin e liberalizmit të vizave megjithëse nuk ka akoma sinjale të qarta se kur Kosova do të merr këtë udhërrëfyes.

“Ne presim që së shpejti të marrim edhe udhërrëfyesin për liberalizmin vizave dhe ky do të jetë një proces i rëndësishëm për vendin. Ne kemi marr disa masa dhe jemi duke punuar për reforma në të gjitha segmentet”, tha Thaçi.

Pyetësori i për marrëdhënie tregtare me BE-në përmban pyetje të ndara në 33 kapituj dhe përgjigjet e qeverisë së Kosovës do t’i dërgohen Komisionit Evropian deri në mesin e prillit të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me propozimin për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovecit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "AKB reagon ndaj Propozimit të Pakos së Qeverisë për mbështetjen e bizneseve". (Zyret e AKB-ës, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari mbajn konferencë për media lidhur me masat e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit kundër pandemisë COVID-19. (Shtëpinë e Bardhë ora 14:00)

 

- Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. (Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë @EuropeanUnionInKosovo, ora 17:00)