28 Mars 2024

Qeveria oferton obligacione në vlerë prej 15 milion euro

Prishtinë, 3 korrik - Qeveria e Republikës së Kosovës ka përmbyllur me sukses Ankandin e radhës të Letrave me Vlerë KV011-17, ku u ofertua Obligacion Qeveritare me maturim 5 vite, në vlerë nominale 15 milion euro.

Fondet e huazuara nga ky ankand -sipas kalendarit do të përdoren për mbështetje buxhetore.

\"Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë prej 23.05 milion euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 15 milion Euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 1.22% vjetore\", bën të ditur Ministria e Financave.

Emetimi i Obligacioneve Qeveritare ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tregut të brendshëm të huamarrjes shtetërore në njërën anë si dhe në anën tjetër ndikon në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real.

Normat e ulëta nënkuptojnë konkurrencë për investim në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës si rezultat i besueshmërisë së lartë në qëndrueshmërinë fiskale të vendit. Kjo nënkupton kosto më të lirë të huamarrjes, gjë e cila ndikon drejtpërdrejtë në koston e investimeve në projekte zhvillimore.

Blerësit sipas kategorive  të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV011-17 janë Bankat me 10.37 milion euro si dhe Fondet e pensioneve: 4.63 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)