20 Prill 2024

Qeveria oferton Bono Thesari në vlerë nominale 25 milion euro

Prishtinë, 15 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin KV003-17, ku u ofertuan Bono Thesari me maturitet 12 mujor në vlerë nominale 25 milion euro.

Shuma e ngritur në këtë ankand do të shërbej për rifinancimin e Bonove 12 mujore të emetuara 12 muaj më parë.

 Në këtë ankand, tregu ka shfaqur kërkesë për blerje në vlerë 58.81 milion euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 25 milion Euro.

Emetimi i Obligacioneve Qeveritare ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tregut të brendshëm të huamarrjes shtetërore në njërën anë si dhe në anën tjetër ndikon në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real.

Normat e ulëta nënkuptojnë konkurrencë për investim në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës si rezultat i besueshmërisë të lartë në qëndrueshmërinë fiskale dhe ekonomike të vendit. Kjo përkthehet në kosto më të lirë të huamarrjes, gjë e cila ndikon drejtpërdrejtë në koston e investimeve në projekte zhvillimore.

Blerësit sipas kategorive të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV003-17 janë vetëm Bankat: 24.96 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)