19 Prill 2024

Qeveria oferton Bono Thesari në vlerë nominale 20 milionë euro

Prishtinë, 12 prill - Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin e radhës të Letrave me Vlerë KV005-17, ku u ofertuan Bono Thesari me maturitet 6 mujor në vlerë nominale 20 milionë euro.

Nga shuma e ngritur në këtë ankand 10 milionë euro do të shërbejnë për rifinancimin e Bonove 3 mujore të emetuara 3 muaj më parë, kurse pjesa e mbetur do të shërbej për përkrahje buxhetore. 

Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 23.14 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 20 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.17 % vjetore.

Blerësit sipas kategorive  të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV005-17, janë vetëm Bankat: 19.98 milionë euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)