29 Mars 2024

Qeveria miraton ndryshimin e Ligjit për tatimin e Normës së Akcizës

Prishtinë, 15 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar Strategjinë për Sigurinë e Republikës së Kosovës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e Normës së Akcizës në Kosovë. Në mbledhje është bërë e ditur se sot do të dorëzohen në Komisionin Evropian inputet e institucioneve kosovare për Raportin e Progresit.


Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e Normës së Akcizës në Kosovë. Miratimi i këtij projektligji bënë pjesë në kuadër të paketës së veprimeve paraprake për programin e bashkëpunimit me Fondin Monetarë Ndërkombëtarë. Me aprovimin e këtyre normave të reja do të mundësohet që disa ligje sociale do të jenë të implementuara. Miratimi i këtij projektligji nuk është kusht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar por është menduar se me miratimin e këtij Projektligji do të rregullohet kjo skemë më mirë.

Në mbledhje, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-Strategjinë për Sigurinë e Republikës së Kosovës.

“Jemi duke punuar që të ndërtojmë një shtet paqësor, multietnike dhe demokratik që garanton liritë kushtetuese dhe që askush të mos diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë ose mendimeve politike në Kosovë” është shprehur kryeministri Hashim Thaçi dhe në vazhdim ka potencuar se:

“Strategjia e miratuar është një dokument modern, i dizajnuar për tu përballur me sfidat e sigurisë sipas doktrinave dhe koncepteve perëndimore të sigurisë në shërbim të paqes, sigurisë e fqinjësisë së mirë. Strategjia do ta bëjë të mundur koordinimin e përgjigjeve ndaj sfidave të brendshme dhe të jashtme të sigurisë së kohërave moderne për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, luftën kundër trafikimit dhe korrupsionit”.

“Për herë të parë po miratohet një dokument i sigurisë paqësore bazuar në vlerat dhe praktikat më të mira demokratike perëndimore. Në debatin për hartimin e strategjisë së sigurisë kanë qenë të involvuar shumë faktorë dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë. Strategjia përshkruan përgjegjësitë institucionale dhe përfshinë adresimin e përbashkët të sfidave, përgjegjësive të përbashkëta, sfidat për mundësitë për progres, qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, korrupsioni krimi i organizuar, mjetet shpërthyes,e ekonomia, papunësia dhe varfëria ,bujqësia shëndeti publik mjedisi e trashëgimia kulturore”, ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi.

Qeveria ka miratuar vendimin për heqjen e projektligjit për nënshkrim elektronik nga Strategjia Legjislative  për vitin 2010. Ky projektligj është hequr nga Strategjia Legjislative për vitin 2010, pasi kjo fushë  është e rregulluar më ligjin në fuqi për Shërbimet e Shoqërisë Informative dhe në bazë të këtij ligji mund të themelohet Autoriteti Kombëtar për Certifikim Elektronik është vlerësuar si i panevojshëm miratimi i projektligjit për nënshkrimin elektronik.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka njohur kabinetin qeveritar me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, në bazë të marrëveshje paraprake, për një memorandum të bashkëpunimit për trafikun, sipas të cilit patrullat policore të Kosovës dhe ato të Shqipërisë do të patrullojnë bashkë prej Morinës deri në Kukës. Ky memorandum do të nënshkruhet nesër dhe do të rrisë sigurinë në trafik për qytetarët tanë.

Ministri Rexhepi ka njoftuar kabinetin qeveritar edhe lidhur me kontaktet e MPB-së të Republikës së Kosovës me MPB-në e Malit të Zi lidhur me kërkesat e fermerëve në regjionin e Rugovës. Z.Rexhepi ka thënë se me aprovimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të inicohet çështja e lejes për demarkacion të kufirit, si dhe ka prezantuar gatishmërinë e palës malazeze për të mos penguar fermerët në atë pjesë.

Ministri i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj ka bërë të ditur se sot do të dorëzohen në Komisionin Evropian inputet e institucioneve kosovare për Raportin e Progresit. Ky dokument nga sot deri më 7 korrik do të mund të përmirësohet me të gjitha ndryshimet që rrjedhin, dhe pastaj, pas kësaj periudhe, deri në tetor, kur do të publikohet raporti, do të ketë hapësirë që të komunikohet me strukturat e Komisionit Evropian në lidhje me raportin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)