08 Mars 2021

Qeveria e Kosovës emeton Letra me Vlerë prej 50.0 milionë euro

Prishtinë, 30 prill - Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se ka përfunduar me sukses negociatat me Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për emetimin e Letrës me Vlerë të Republikës së Kosovës, përmes plasimit direkt, në shumë prej 50.0 milionë euro dhe me një maturim 10 vjeçar, efektiv nga data 29 prill 2020.

Obligacioni do të paguajë interes gjysmë-vjetor dhe është regjistruar në regjistrin elektronik në Bankën Qendrore të Letrave me Vlerë të Republikës së Kosovës. Norma vjetore fikse e interesit (kuponit) në obligacion në 3.95%.

 Marrëveshja e arritur bazohet në interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe interesin e kontribuuesve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe ka parasysh nevojën për përballimin e pasojave të luftës ndaj pandemisë COVID 19 si dhe investimin e arsyeshëm të kursimeve pensionale në përputhje me interesin e kontribuuesve, me kushte të arsyeshme në aspektin e borxhit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Mars 2021 - Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit I.L. për vepren penale 'Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike  2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë - Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:30)

- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)  

- Universiteti ''Kadri Zeka'' do të shënojë 8 vjetorin e themelimit! (Ambientet e Universitetit në Gjilan, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”,  (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)  

- Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues në të cilin do të kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 16:00)

- Qendra e Artit dhe Komunitetit organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi - çdo ditë është 8 mars”. (Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ora 19:00)