28 Mars 2024

Qeveria e ka në fokus të programit të saj fuqizimin e gruas kosovare

Prishtinë, 8 mars - Ministrja Hykmete Bajrami mori pjesë në konferencën ”Programi për Ndërmarrësi të Femrave”, organizuar nga Banka TEB, me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Banka TEB, Swisscontact, BERZH, Shoqata e Grave Afariste “SHE-RA” si dhe përfaqësuese të bizneseve të grave, ku u diskutua për mundësitë, sfidat dhe barrierat me të cilat përballen gratë afariste të Kosovës.

Në fjalën e saj, ministrja Bajrami theksoi se Qeveria e Kosovës e ka në fokus të programit të saj fuqizimin e gruas kosovare dhe po punon që të krijojë kushte më të përshtatshme që gratë kosovare të shndërrohen në aktere të rëndësishme në ekonominë e Kosovës, dhe kjo po bëhet përmes programeve të ndryshme, si lehtësimi i qasjes në financa, mbështetja në ndërtimin e kapaciteteve, në promovim, këshillim, etj., tha ajo.  

Znj. Bajrami shtoi se po i mbështesim gratë sipërmarrëse përmes pjesëmarrjes në panaire të ndryshme, përmes vendosjes së bizneseve të grave nëpër parqet industriale, etj.

Gjithashtu, ministrja Bajrami bëri të ditur se ndryshimet e bëra në Ligjin për Trashëgimi janë po ashtu një prej lehtësirave që do t’i ndihmojë gratë afariste në fuqizimin e qasjes në financa në mënyrë që ato të ngritin dhe zhvillojnë më shumë bizneset e tyre.

Ministrja Bajrami falënderoi bankën TEB për organizimin e kësaj konference si dhe për programin e përbashkët i cili po implementohet së bashku me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe akterët e tjerë, duke kontribuar shumë në rritjen e qasjes në financa për gratë afariste në Republikën e Kosovës.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)