24 Shtator 2020

Projekti i tregut të gjelbërt në Gjilan do të realizohet pa penguar tregtarët

Gjilan, 28 mars - Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në orët e hershme të mëngjesit ka takuar këshillin e Tregut të Gjellbërt, më vonë edhe tregtarët, të cilët i ka informuar se projekti i Tregut do të realizohet nëpër faza dhe nuk do të pengohet veprimtaria e tyre e shitjes së produkteve, por, do të bëhet investim modern së bashku me Komisionin Europian, për të krijuar kushte më të mira në këtë hapësirë.

“Nuk ka vend për shqetësime të tregtarëve, sepse është një projekt modern dhe ky treg bëhet për tregtarët dhe për qytetarët e komunës së Gjilanit. Të hënën fillojnë punimet në treg. Ata nuk do të lëvizin prej aty, sepse operatori ekonomik punimet do t’i realizojë në faza. Mund të ketë ndonjë pakënaqësi të vogël individuale, por edhe ato do të jenë të përkohshme dhe nuk do të ketë ndalje të veprimtarisë”, ka thënë Ismajli.

Ismajli ka informuar se për shkak të ankesave të operatorëve ekonomik në OSHP, ka ndodhur kjo vonesë në fillimin e punimeve.

“Tregu ka qenë i planifikuar që të filloj të ndërtohet në vitin e kaluar, mirëpo për shkak të ankesave të ndryshme që kanë deponuar operatorët ekonomik në OSHP, ky projekt është zgjatur shumë. Komuna e Gjilanit është zotuar se përkundër fillimit të punimeve, veprimtaria e tyre do të jetë edhe më tutje e vazhdueshme dhe pa u penguar”, ka thënë ai.

Ismajli, gjithashtu, ka apeluar te të gjithë tregtarët që të jenë vigjilent dhe të mos manipulohen, sepse ky është projekt që po bëhet pikërisht për kushte më të mira për të ushtruar veprimtarinë e tyre dhe njëkohësisht për kushte më të mira edhe për konsumatorët që shërbehen në treg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)