17 Korrik 2019

Produktet “Made in Kosova” synojnë tregun amerikanë

Prishtinë, 24 qershor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me kompani nga Kosova po marrinë pjesë në panairin “Fancy Food Show” në New York, i cili po mbahet nga data 23 deri më 25 qershor 2019.

Në këtë panair, krahas mbi 2600 kompanive ndërkombëtare, produktet e tyre  po i promovojnë edhe kompanitë nga Kosova, falë mbështetjes dhe organizimit nga MTI/KIESA.

Kompanitë kosovare përmes kontakteve direkte dhe takimeve me ndërmarrës nga SHBA dhe vendet e ndryshme të botës, synojnë depërtimin e produkteve të tyre, me theks të veçant rritjen e eksportit dhe të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare të njihen për së afërmi me trendet e industrisë ndërkombëtare dhe të lidhin marrëveshje eksporti në të ardhmen

Shtandi i Kosovës po vizitohet nga  blerës, distributorë dhe agjentë shitjesh nga shtete të ndryshme të botës të cilët po njoftohen nga afër me produketet dhe mundësitë që ofron Kosova për të bërë biznes.

Të interesuarit mund të vizitojnë shtandin e Kosovës - Level 1, nr. 3525, Javits Center New York City, NY.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 korrik 2019 - Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me rastin e fundit i vdekjes së fëmijës në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Lansohet Plani i Integritetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë se Mbrojtjes, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të bëj homazhe dhe ndërim për të rënet. (Rahovec, ora 10:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Gjykatës Themelore në Gjilan, Kati i III, Salla 306, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku do prezantohet raporti gjashtëmujor  janar-qershor 2019 duke u fokusuar edhe në aktivitetet më të rëndësishme të policisë gjatë kësaj periudhe. (Stacioni policor Qendra në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Azgan Haklaj, president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale” në të cilin do të marrin pjesë rreth 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës. (Sheshi “Para Teatrit” në Gjilan, ora 11:00)      
 
- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës lanson fushatën vetëdijësuese “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore. (Pika kufitare e Merdares, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të PSD-së në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Komuna e Rahovecit organizon akadmi përkujtimore me rastin e 21 vjetorit shënimit të “17 korrikut - Epopesë së Rahovec’’. (Shtëpia e Kulturës 'Mentor Zyberaj" në Rahovec, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.48. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e fshatit Hoçë e Madhe. (Shtëpia e Kulturës në fshatin Hoçë e Madhe, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillonë një vizitë pune në Komunën e Malishevës. (Malishevë, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e lagjeve III- dhe IV të qytetit të Rahovecit. (Shkolla fillore “Isa Boletini” në Rahovec, ora 19:00)