29 Mars 2024

Prodhuesit hasin vështirësi në eksportimin e materialeve ndërtimore në Maqedoni

Prishtinë, 14 mars - Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka bërë të ditur se po vazhdojnë vështirësitë e prodhuesve Kosovar në eksportimin e produkteve të tyre në tregjet e rajonit. Si pengesë e radhës për këta prodhues janë kërkesat për dokumente shtesë, të cila janë vetëm një ndër barrierat e shumta që iu vihen prodhuesve të Kosovës.

KPK ben te ditur se rasti i fundit ka të bëjë me eksportimin e materialit ndërtimor nga argjila, siç janë bllokat, oxhaqet, kanaloret, montat dhe produktet të tjera nga ky material për në tregun e Maqedonisë.

"Duhet të theksohet fakti se këta prodhues kanë pasur shkëmbime të rregullta me tregun maqedon dhe deri më tani kanë nuk kanë pasur probleme të tilla."

"Mirëpo, ditëve të fundit doganat e Maqedonisë, kanë filluar që këtyre prodhuesve të ju kërkojnë dokumente shtesë. Më saktësisht autoritetet doganore që nga dita e djeshme, prodhuesve vendas të cilët eksportojnë në Maqedoni ju ka kërkuar të kenë edhe certifikatën CE Mark", thekson KPK.

Duhet të sqarohet që një certifikatë e tillë është e kërkuar vetëm nga vendet të cilat janë pjesë e Bashkimit Evropian, por jo edhe nga vendet qe e kanë të nënshkruar marrëveshjen e CEFTA-së. Prodhuesit vendor produktet e njëjta i eksportojnë edhe në Shqipëri dhe vendet tjera që janë nënshkruese të marrëveshjes së CEFTA-së dhe asnjëherë nuk i ju është kërkuar një certifikatë e tillë.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës me anë të kësaj komunikate shpreson në reagimin e institucioneve të Kosovës për të bërë presion në autoritet e Maqedonisë për largimin e të gjitha barrierave dhe respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara të CEFTA-së.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)