14 Tetor 2019

Prezantohen 10 të drejtat evropiane të konsumatorëve për Kosovën

Prishtinë, 18 qershor - 'Të flasim për Ekonominë' organizon tryezë për të Drejtat Evropiane të Konsumatorëve për Kosovën

Më 14 qershor 2018 Kuvendi miratoi Ligjin e ri për Mbrojtjen e Konsumatorëve, duke përcaktuar një listë të gjerë të të drejtave të konsumatorëve të BE-së: Garancia 2 vjeçare për konsumatorët, reklamimi i drejtë dhe masat për t'i dhënë fund praktikave mashtruese.

Në shtator, projekti i financuar nga BE "Lëvizja e Lirë e Mallrave" organizoi një studim për ndërgjegjësimin e konsumatorëve të Kosovës për të drejtat e tyre dhe si t'i mbrojnë ato.

Rezultatet dhe konkluzionet ofrojnë një pasqyrë interesante, veçanërisht krahasuar me të dhënat e BE-së.

Një vit pas përcaktimit të drejtave të konsumatorëve në Kosovë, është koha për të bërë vlerësimin e parë. A ka përmirësuar ligji jetën e konsumatorëve? Si është zbatuar ligji?

Gjatë diskutimit në panel do të paraqiten gjetjet dhe konkluzionet kryesore, ndërsa ekspertët do të shkëmbejnë pikëpamjet me publikun mbi këtë temë.

“Të flasim për Ekonominë!" përqendrohet në paraqitjen e angazhimit të BE së në progresin ekonomik, tashmë të shënuar në Kosovë dhe përfshirjen e tanishme dhe të ardhshme në perspektivat e zhvillimit.

Fushata synon të japë shembuj konkret për krijimin e vendeve të punës, investimet e huaja dhe zhvillimin e suksesshëm të sektorit privat, përfshirjen e të rinjve dhe grave në sektorin e biznesit, mbështetje për trajnime në punë, zhvillimin e start-apeve dhe ndërmarrësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)