28 Mars 2024

Policia në veri ndalon kontrabandën e peshkut

Mitrovicë, 4 gusht - Policia e Kosovës ka bërë të ditur patrulla  policore e Stacionit Policor Kufitar Leposaviq, sot rreth orës 03:20,  në  fshatin Sarpel  KK Leposaviq,  ka ndaluar një automjet me drejtues  B.B. shtetas kosovar.

I dyshuari është hasur duke  hyrë nga territori i Serbisë për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative.

Në automjet janë gjendur 100 kg peshk i kontrabanduar, për rastin është kontaktuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar inicimin e  rastit  ‘kalim i pa autorizuar i vijës kufitare & kontrabanda me mall’.

Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dorëzuar Doganës së Kosovës,  i dyshuari, me aktvendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)