28 Mars 2024

Policia e Doganat në operacionin kundër kontrabandës me mallra

Prishtinë, 22 shkurt - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO) me sot ka asistuar Doganat e Kosovës në një operacion kontrolli, nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘kontrabanda me mallra’.

Operacioni policor i filluar në rajonin e Mitrovicës është zgjeruar edhe në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit, gjegjësisht në 7 (shtatë) lokacione të ndryshme.

Gjatë operacionit policor janë kontrolluar katër shtëpi banimi si dhe objektet përcjellëse të tre personave të dyshuar si dhe tri subjekte afariste. Në këtë operacion policor nuk është arrestuar asnjë person.

Operacioni është udhëhequr dhe realizuar nga Doganat e Kosovës, e asistuar nga DHKO-ja, ATK-ja dhe mbështetje kanë ofruar edhe njësitë policore: Njësia Speciale Operative (NJSO-ja) dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH-të) të DRP Mitrovicë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: një telefon celular, tri sim- kartela dhe disa dokumentacione të ndryshme që mund të shërbejë në procedura të mëtejme. Po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe mall i padeklaruar. Me procedura të mëtejme do të merren inspektorët nga ATK-ja.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)