21 Korrik 2019

Po vazhdon takimi i CEFTA-së, Kosova përfaqësohet nga zëvendësministrja Krasniqi

Vlorë, 28 qershor - Në mbledhjen e vendeve nënshkruese të CEFTA-së, që po mbahet në qytetin e Vlorës të Shqipërisë, Kosova është duke u përfaqësuar nga zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi.

Në takim para së të lexohej raporti i vendeve nënshkruese, Serbia ka kërkuar që vendet e CEFTA-së të kenë qëndrim për masën që e ka vendosur Kosova, por kjo është kundërshtuar nga Shqipëria dhe Maqedonia, ndërsa zëvendësministrja Krasniqi, ka thënë se kjo është çështje bilaterale në mes dy vendeve që nuk duhet të diskutohet në këtë takim.

Zëvendësministrja Krasniqi i ka përmendur arsyet se pse Kosova ka vendosur masë ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, gjë e cila nuk iu ka pëlqyer përfaqësuesve të këtyre dy shteteve. Ndërsa takimi është duke vazhduar në mes vendeve nënshkruese të CEFTA-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)