20 Shkurt 2019

Pengesat në tregtinë e lirë cenojnë prospektet e zhvillimit ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 25 janar - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit qëndrimin e saj se tregtia e lirë është faktor i rëndësishëm në të mundësuarit e rritjes ekonomike, ndërsa çfarëdo pengese në lëvizjen e lirë të mallrave mund të cenojë prospektet e rritjes ekonomike dhe nxitjes së investimeve.

Në pajtim me misionin e saj të mbështetjes së zhvillimit të raporteve reciproke ekonomike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, Oda Amerikane beson se pengesat në tregtinë rajonale vështirësojnë operacionet e bizneseve amerikane në rajon, si dhe e bëjnë Kosovën më pak atraktive për investitorët amerikanë dhe të huaj.

Investitorët amerikanë synojnë të investojnë në shtete të cilat mundësojnë qasje të papenguar në tregje më të mëdha, dhe të cilat vazhdimisht promovojnë derregullimin e tregjeve dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe kapitalit.

Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane konsideron se Kosova duhet të përmbushë këto pritshmëri për të përshpejtuar zhvillimin e saj ekonomik, si dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Hivzi Krasniqi, Radio Kosova mban Tubim Përkujtimor. (Kino ABC, ora 12:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)

- Lëvizja mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)