28 Mars 2024

Pengesa në zhvillimin e tregtisë së lirë mes vendeve të rajonit

Shkup, 18 maj - Tregtia e lirë mes vendeve të rajonit të cilat janë pjesë e CEFTA-s më shumë bazohet në këmbimin e prodhimeve bujqësore.

Vendet mes vete ende jozyrtarisht vendosin barriera me të cilat i mbrojnë kompanitë vendore edhe pse deri në fund të vitit duhet krejtësisht të liberalizojnë tregtinë.

 

Kjo është ndër pengesat pse deri më tani nuk ka bashkëpunim të ndërsjellë më serioz për krijimin e prodhimeve industriale dhe eksport në tregjet evropiane, thonë nga Oda ekonomike e Maqedonisë.

“Investitorët që vijnë në rajon duan të kenë kushte të njëjta për investim dhe tregtim për investimin e tyre në kësi tregje të vogla që të mund të gjendet perspektivë nëpërmjet tregtisë së lirë dhe tregut të përbashkët”, tha Lubica Nuri – nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Sipas Odës ekonomike, vendet nga 1 maji duhet krejtësisht duhet t’i përshtatin rregullat për furnizime publike që të munden edhe kompani të huaja të marrin pjesë në tender me të njëjtat kushte si ato vendore.

Megjithatë, kjo nuk është e mundur para se gjithash në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi ku në tender përparësi u jepet kompanivee vendore para atyre të huaja. Këmbimit tregtar i Maqedonisë me vendet e CEFTA-s ka shënuar rënie prej 30 për qind. Vitin e kaluar si pasojë e krizës të gjitha vendet kanë pësuar rënie të mëdha në këmbim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)