25 Prill 2024

Parashikimi për çmimin e naftës përmirësohet për një dollarë

New York, 11 maj - Parashikimi për çmimin e naftës së papërpunuar për vitin 2017-të, është përmirësuar për një dollarë më poshtë, thonë nga Administrata Amerikane për Informacion Energjetik (EIA).

“Marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) tani parashihet të mbaj çmimin mesatar prej 51 dollarë për fuçi, ndërkohë që marka tjetër Brent, me çmimin e përmirësuar do të ketë një çmim mesatar prej 53 dollarë për një fuçi”, thuhet në publikimin EIA-së.

WTI ishte paraparë të ketë një çmim mesatar prej 52 dollarë për një fuçi, ndërsa nafta Brent, 54 dollarë.

Megjithatë, Administrata mbajti të pandryshuara vlerësimet e publikuara për vitin e ardhshëm, në bazë të të cilave WTI pritet të mbahet në mesatarisht 55 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent parashikohet të mbahet në mesatarisht 57 dollarë për fuçi.

Administrata gjithashtu rishikoi vlerësimet e saj të furnizimit global të naftës për vitet 2017 dhe 2018.

Furnizimi total në rrafsh botëror tani parashikohet të jetë mesatarisht 98.5 milion fuçi në ditë (MFD) në vend të 98.3 sa ka qenë parashikimi për këtë vit, ndërkohë që për vitin e ardhshëm në vend të 100.4 MFD parashikohet të jetë 100.2.

EIA ka bërë vlerësim edhe të konsumit në nivel botëror i cili sipas saj në vitin 2017 do të jetë 98.3 MFD dhe 99.9 MFD në vitin 2018.

Kështu, dallimi në mes të furnizimit global me konsumin global parashikohet të jetë 0.2 MFD në vit, dhe 0.5 vitin e ardhshëm, flasin të dhënat e EIA-së.

Ekspertët paralajmërojnë se ky mbifurnizim pritet të rrisë presionin drejt një rënie të çmimeve të naftës së papërpunuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)