03 Dhjetor 2020

Parashikimet për shitjen e automjeteve bien për 14 për qind

New York, 27 mars - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody's uli sot parashikimet e saj për shitjen e automjeteve përderisa pasojat ekonomike nga shpërthimi i koronavirusit vazhdojnë të përkeqësohet.

"Tani presim që shitjet globale të njësive të automjeteve të bien me rreth 14 për qind në vitin 2020, një rënie shumë më e shpejtë se rënia prej 2.5 për qind që kishim parashikuar në shkurt, kryesisht për shkak të rënies së mprehtë lidhur me koronavirusin dhe kërkesës së konsumatorit", tha Falk Frey, nënkryetari i Moody's.

Shitjet pritet të kthehen vitin e ardhshëm, në varësi se sa shpejtë do të përmirësohen tregjet kryesore dhe sa shpejtë do të rikuperohet kërkesa e konsumatorit, theksoi Moody's.

Agjencia parashikon se Evropa Perëndimore do të shohë tkurrjen më të lartë të kërkesës së shitjes së automjeteve me 21 për qind këtë vit, dukshëm më të dobët sesa parashikimi i saj i mëparshëm me një rënie prej 4 për qind.

Shitjet e automjeteve në Kinë do të bien me 10 për qind, sipas parashikimit të Moody's, që është shumë më i ulët se parashikimi i mëparshëm me një rënie prej 2.9 për qind.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen ku shpall rezultatet përfundimtare të jashtëzakoshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 10:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)