29 Mars 2024

Parandalohen 26 raste tentim kontrabande

Prishtinë 27 gusht - Njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë javës së fundit identifikojnë dhe  parandalojnë mallra të ndryshme në tentim kontrabandimi.

Gjatë kësaj periudhe njësitë Doganore kanë regjistruar 26 raste të parandalimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara. Në rastet e zbuluara si mallra të kontrabanduara janë identifikuar sasi të konsiderueshme të mallrave ushqimore pije joalkoolike, derivate të naftës etj.

Vetëm në Mitrovicë janë identifikuar rreth 20 raste në tentim kontrabandimi, ndër mallrat me të qarkulluara në këtë veprimtari ishin pijet joalkoolike, sasia e konfiskuar  është rreth 3600 litra. Po ashtu në këtë  rajon u zbulua sasi e konsiderueshme e derivateve të naftës në sasi rreth 1400 litra, si dhe vaj ushqimor afro 400 litra.

Po ashtu edhe nëpër pikat tjera kufitare oficerët Doganorë kanë zbuluar disa raste në tentim kontrabandimi të mallrave të ndryshme, me vlera me të  ulëta.

Të gjitha rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra i janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje doganore ndërsa ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedurat për kontrabandim me mallra.
 
Vlera e mallrave të parandaluara kalon 5000 euro, dogana paralajmëron kontrabandimi i mallrave është veprim i cili sanksionohet në bazë te kodit doganor të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)