18 Prill 2024

OTKT: Zgjerimi i pakos mbështetëse duhet të merret në konsideratë

Prishtinë, 14 prill - Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia COVID-19, po përhapet në mbarë botën. Kjo nuk po  ndodh si një krizë strukturore e ekonomisë. 

Sidoqoftë, secila ndërmarrje ka parashikime mbi mënyrën se si mund të menaxhohet kriza dhe se cila pako mbështetëse do të ishte e duhura të përfitohej nga shteti.

Oda Tregtare Kosovaro Turke përmes anëtarëve të saj bëri një përmbledhje rreth efektit të krizës COVID-19- në ekonomi dhe sugjerimeve për të dalë nga kriza.

OTKT vlerëson se sektori privat ka një strukturë të ndjeshme në zhvillim, është  shumë i varur nga tregjet e huaja dhe rënia ekonomike ndikon ndjeshëm tek bizneset.

Nëse bizneset mbeten të mbyllura ose me një kapacitet minimal për më shumë se 2 muaj, menaxhimi i krizave sipas OTKT-së do të bëhet shumë më i vështirë dhe në mënyrë të zinxhiruar do të preken të gjithë sektorët e ekonomisë.

Disa nga bizneset u detyruan të ndalonin aktivitetet e tyre në përputhje me vendimet e qeverisë.

Pothuajse të gjitha bizneset në radhë të parë morën masa për të zvogëluar shpenzimet e tyre operacionale dhe ndaluan aktivitetet e tyre jo të detyrueshme.

Projektet e investimeve janë pezulluar. Sektorët të cilëve iu lejua puna, morën masa mbrojtëse shtesë; kompanitë kaluan në platformën online. Sidoqoftë, situata aktuale nuk është e qëndrueshme për sektorin privat.

Për shkak të mungesës së kërkesës dhe mungesës të së ardhurave, disa nga ndërmarrjet po përballen me rrezikun e mbylljes. Kjo situatë detyron që masat e largimit të personelit nga puna të zbatohen; e cila mund të shkaktojë një krizë sociale krahas ekonomisë.

Pakoja e mbështetjes së sektorit privat e ndërmarrë nga qeveria u mirëprit. Sidoqoftë, mendohet se nuk është e mjaftueshme për të menaxhuar dhe kapërcyer krizën dhe duhet të zgjerohet në kuptim të kohëzgjatjes dhe shtrirjes së saj.

"Mendohet se duhet të  përfundohen të gjitha marrëveshjet e duhura ligjore dhe ti hapet rruga  qeverisë për huazime. Pas përfundimit të pandemisë, për të ringjallur ekonominë, me mbështetjen e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe përmes bankave tregtare duhen të sigurohen kredi afatgjata me interes të ulët."

"Është e rëndësishme që pakoja mbështetëse të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Në të kundërtën, bizneset mund të pësojnë dëme strukturore", rekomandon OTKT.

Kriza tashmë po ndihet intensivisht në sektorin e shërbimeve dhe sektorin real, por brenda një kohe të shkurtër do të prekë të gjithë sektorët e ekonomisë.

Pavarësisht nga vlerësimet politike, zgjerimi i pakos mbështetëse sipas OTKT-se duhet të merret në konsideratë. Mbështetjet duhet të bazohen në mesataren, dhe jo në kriteret minimale, dhe duhet të përfshijnë tërë vitin.

OTKT konsideron se deklarimi i taksave (TVSH-së, tatimit mbi të ardhurave) dhe shtyrja e pagesave të tyre duhet të mundësohet deri në fund të vitit për të gjitha bizneset me vështirësi në pagesa.

"Në kuadër të masave të marra për shkak të pandemisë COVID-19, kompanitë duhet të shmangin largimin e personelit nga puna nëse nuk është e nevojshme.  (në situata jo të domosdoshme të ndalohet largimi nga puna i personelit)."

"Tregtia pa kontakte dhe mundësitë e shërbimit online duhet të inkurajohen; krijimi i infrastrukturës online duhet të mbështetet."

"Me marrjen e mendimeve të ekspertëve në lidhje me shëndetin publik, dhe me zvogëlimin e rasteve të pandemisë,  tek sektorët pa kontakte ose me më pak kontakte masat e sigurisë duhet të rriten dhe kthimi gradual në punë duhet të fillohet."

"Fondet e BE-së, kreditë nga BERZH, FMN dhe Bankës Botërore si dhe fondet e aseteve të Kosovës duhet të përdoren në mënyrë efektive për rimëkëmbjen e sektorit privat dhe rritjen e kapaciteteve"", rekomandon OTKT.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)