20 Shtator 2018

OPEC bën përpjekje për të zbutur shqetësimet e rritjes së çmimit të naftës

Vjenë, 14 janar - Organizata e Vendeve që Eksportojnë Naftë (OPEC) po bën të gjitha përpjekjet për të zbutur shqetësimet rreth rritjes së çmimit të naftës kohët e fundit.

Ministri i Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Suhail Al Mazrouei, tha se importuesit e naftës, të tilla si Kina, nuk duhet të shqetësohen për shifrat e fundit të çmimeve, të cilat janë rritur me 15 për qind që nga dhjetori.

"Unë nuk jam i shqetësuar. Tregu ka fazat e tij dhe ne jemi në një fazë të lartë të kërkesës. Ne po monitorojmë OPEC-un dhe tregun gjithashtu. Ne ishim të vetëdijshëm kur mbyllëm marrëveshjen një vjeçare, për ta vazhduar marrëveshjen për një vit, se ishim në rangun prej 60 dollarësh dhe jemi ende në atë rang, mesatarisht, në 60 dollarë më shumë ", tha Mazrouei.

Anëtarët e OPEC-ut, si dhe anëtarë të tjerë të rëndësishëm jashtë OPEC-ut, si Rusia, janë përpjekur t'i përmbahen zotimit për të vazhduar reduktimin e prodhimit të përgjithshëm.

Kalendari

Ngajrjet e datës 20 shtator 2018

 - Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim organizojn konferencën e nivelit të lartë 'Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin "Dita pa Makina", që shënohet në kuadër të aksionit "Ta pastrojmë Kosovës". (Para shtatores se Rexhep Males e Nuhi Berishes, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencën “Siguria Njerëzore, Problemi dhe Reagimi Institucional”. (Salla e konferencave Orion, përballë KINO ABC, ora 10:00)

- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës bëhet përurimi i shtatoreve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi - Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”, Drenas, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Pejës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodini” në Pejë. (Komuna e Pejës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të mbahet shqyrtimi i Projektligjit pÑ‘r Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)  

- Fillon asfaltimi i rrugëve në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Oborri i QKUK-së, ora 15:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, Nebi Hoxha. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 15:00)

- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës dhe forumZFD Programi në Kosovë organizojn konferencën tre ditore 'Rishikimi i ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale në Ballkan' . (Fakulteti Filozofik, ora 15:30)

-  Kyetari i LDK-së Isa Mustafa mban mbledhje me kryetarë të degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 17:00)