18 Nëntor 2017

OKB kufizon furnizimin me naftë të Koresë së Veriut

New York, 12 shtator - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë të re për Korenë e Veriut pas provës së gjashtë të bombës me hidrogjen, duke ndaluar eksportin e tekstileve dhe kufizuar importimin e naftës bruto.

Rezoluta e sotme, e treta e kaluar nga Këshilli i Sigurimit brenda pesë javëve, e kufizon me 30 për qind furnizimin me karburant.

Ndërkohë ndalimi i eksporteve të tekstileve do t'i kushtojë Koresë së Veriut 800 milionë dollarë. Rezoluta ndalon gjithashtu dërgimin e remitancave nga jashtë.

Me hyrjen në fuqi të sanksioneve të reja, 90 për qind e eksporteve të Koresë së Veriut janë tani të ndaluara.

Rezoluta e mëparshme ndaloi eksportimin prodhimeve të detit.

Pas rezolutës të së hënës, Ministria e Jashtme e Kinës, deklaroi se vendi e mbështet Këshillin e Sigurimit të OKB-së të marrë masat e nevojshme në lidhje me provat bërthamore të Koresë së Veriut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Nëntor 2017

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon turneun Dita e Flamurit për senior. (Prishtinë, ora 9:30)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, mban konferencën për media mbi vlerësimin e ecurisë së fushatës zgjedhore si dhe planin e DnV-së për vëzhgim gjatë Ditës së Zgjedhjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00) 

- Këtë vit për herë të tretë Kosova i bashkohet shteteve të ndryshme në botë të cilat shënojnë Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor, me c'rast organizohet dhurimi i gjakut dedikuar personave të lënduar në aksidente trafiku. Kolegji “Tempulli”, ora 11:30)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim kongresmenin amerikan, Eliot Engel. (Kabineti i kryetarit, ora 16:30)