28 Mars 2024

OEK përgatitet për mbajtjen e kuvendit

Prishtinë, 11 qershor - Oda Ekonomike e Kosovës është duke bërë përgatitje intensive për mbajtjen e mbledhjes së rregullt të Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet raporti gjashtëmujor i punës së këtij institucioni dhe do të behët zgjedhja e kryetarit të ri të OEK-ut për mandat të ardhshëm katërvjeçar.

Të dy këto zhvillime do të mbahen duke respektuar afate të paracaktuara me Statutin e OEK-ut, ndërkaq përputhja e tyre kohore krijon avantazh për Kuvendin si organin më të lartë drejtues që në të njëjtën kohë të analizoj punën gjashtëmujore të OEK-ut dhe në bazë të kësaj analize dhe vlerësimit të punës së stafit drejtues të OEK-ut të bëjë zgjedhjen e kryetarit të saj të ri.

Ditë më parë në disa media, individë të caktuar kanë sjell në pyetje gatishmërinë e mbajtjes së Kuvendit të OEK-ut dhe mos respektimin e afateve statutare për zgjedhjen e kryetari të Odës, pasi që kryetari i deritashëm ka shkuar në detyrë të re.

Këshilli Drejtues i Odës Ekonomike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 6. Prill 2010. është njoftuar se kryetari i deriatëhershëm i Odës, Besim Beqaj është zgjedhur ministër i Integrimit Evropian në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues i Odës, duke pas parasysh se muajt maj dhe qershor janë muaj të aktiviteteve intensive të OEK-ut ka vendosur që nënkryetari i atëhershëm i Odës, Safet Gërxhaliu të zgjidhet ushtrues i detyrës së kryetarit të Odës.

Ky vendim është aprovua duke pas parasysh pozitën e tij udhëheqëse në hierarkinë organizative të Odës dhe punën e suksesshme të zotit Gërxhaliu.

Me këtë propozim u pajtuan të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues OEK-ut, duke e vlerësuar si vendim më të mirë.

Në këtë takim, me propozim të disa anëtarëve të Këshillit Drejtues u vendos që zoti Gërxhaliu të propozohet edhe si kandidat i vetëm i Këshillit Drejtues të OEK-ut për kryetar të Odës.

Në disa prononcime publike ky vendim është kontestuar nga disa anëtar të Këshillit Drejtues të Odës, edhe pse edhe ata vet e kanë përkrahur dhe votuar këtë propozim, gjë që mund të vërtetohet nga proces verbali i mbledhjes dhe incizimi tonik nga kjo mbledhje e Këshillit Drejtues, të cilat mund ti kenë në dispozicion mediet dhe anëtarët e  Këshillit Drejtues dhe Kuvendit të Odës.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)