20 Shkurt 2019

OEK kundërshton lejimin e importit të veturave të vjetra

Prishtinë, 3 korrik - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka bërë të ditur se ju bashkangjitet zërave që kundërshtojnë lejimin e importit të veturave të vjetra.

"Me shqetësim jemi duke përcjellë disa deklarata dhe kërkesa të deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës që kërkojnë heqjen e kufizimeve për import të veturave më të vjetra se 10 vite."

"Paradoksi qëndron në faktin që derisa në Evropë dhe vende të zhvilluara bëhet “luftë” dhe hartim i strategjive për të ndaluar tërësisht lëvizjen e veturave nëpër qendra të mëdha dhe në veçanti ndalimin e veturave diesel, në Kosovë ndodh e kundërta ku krahas kaosit ambiental që mbretëron, nga deputetet kosovar kërkohet që Kosova të shndërrohet në deponi të mbeturinave pa pasur parasysh faktin e dëmit që u shkaktohet  qytetarëve, por edhe sigurisë në komunikacion ku jemi dëshmitarë që po thejmë rekorde të aksidenteve, madje edhe me fatalitet e një ndër arsyet është edhe mos siguria në rrugë dhe vjetërsia e veturave", thekson OEK permes një komunikate për media.

Prandaj, bazuar në këta parametra ekzistues dhe krahasuar me ata ndërkombëtar gjithnjë duke mbrojtur ambientin dhe jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, OEK rekomandon dhe beson fuqishëm se ligji 05/L-132 nuk do të ndryshojë sepse efektet negative do të jenë të shumëfishta.

Lirimi i dioksidit të azotit (NO2), në veçanti nga makinat e vjetra me naftë është shndërruar në një sfidë me përmasa botërore dhe thirrjet e organizatave botërore të ndryshme për ta ndaluar janë të shumta.

"Derisa në Kosovë flitet për harmonizim të ligjeve me acquis communautaire është për habi një kërkesë e tillë nga deputetet e Parlamentit të Kosovës dhe atë në emër rë popullit."

"Implikimet buxhetore kanë qenë evidente në buxhetin e të hyrave të vitit të kaluar nga ndalja e importit të veturave të vjetra, por duhet të kemi performancë më të madhe në luftë kundër informalitetit dhe ekonomisë së kriminalizuar nga të gjithë akterët relevant me qëllim të mbulimit të këtij vakumi buxhetor e jo shëndeti i qytetarit dhe siguria në rrugë të jenë instrument për arritjen e objektivave buxhetore", thuhet në  fund të reagimit të OEK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)