23 Prill 2024

OEK kërkon nga institucionet që të aplikojnë për anëtarësim në OBT

Prishtinë, 19 qershor - Oda Ekonomike e Kosovës në një konferencë për media ka folur mbi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

OEK u ka bërë thirrje institucioneve vendore që sa më shpejt të bëjnë aplikimin për antarësim në OBT.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu,  tha se Kosova duhet sa më shpejtë të bëjë aplikimin zytar në OBT.

Gërxhaliu tha se anëtarësimi në këtë organizatë është proces më shumë politik sesa ekonomik.

“Në Kosovë nga institucionet vendore shumë më tepër bëhet për qëllime e jo rrugëtimi se si të arrihet deri te qëllimi. Hapi i parë është aplikimi. Këto procese të mos neglizhohen. Vendi vazhdon të mbetet larg për shkak të mos paraqitjes  formale për anëtarësim, çështja është tërësisht politike".

"Kosova nga ky anëtarësim do të përfitojë politikisht dhe ekonomikisht. Negociatat për anëtarësim sipas përvojës së shteteve anëtare kanë zgjatur mes 5 deri në  15 vjet prandaj edhe është momenti i fundit që Kosova të trajtoj anëtarësimin në OBT”.

Ndërsa Sytrime Dervisholli, nga Ministria e Tregtisë (MTI), tregoi për punën që është bërë për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë.

“Para 2 vitesh e gjysmë kanë filluar hapat për anëtarësim. MTI ka zhvilluar takime të ndryshme, kemi zhvilluar edhe vizita dhe si përfundim është dal si rekomandim që Kosova të kandidoj në statusin e vëzhguesit në këtë organizatë. Kosova përmes legjislacionit të saj ka ndërmarr obligime që bien në fushëveprimin e organizatës”.

“Na është rekomanduar që të fillojmë  hapat e parë dhe të mendojmë seriozisht pasi do të kemi edhe përkrahjen e partnerëve tanë ndërkombëtar. Jemi në rrugë të mire,  jemi në procesin e lobimit paraprakisht në mënyrë që të kemi një rrugë të shtruar”, tha ajo.

Nga ana e tij, Naim Huruglica, njohës i proceseve ekonomike, tha se Kosova nuk ka asnjë pengesë të vetme ligjore që do ta pengonte anëtarësimitn në OBT. Sipas tij problemi qëndron te ajo që quhet dorë e padukshme e institucioneve ose grupeve të caktuara të interest.

 “Kosova nuk ka asnjë  pengesë të vetme, pse mos të anëtarësohet në këtë organizatë të tregtisë duke pas parasysh regjimin liberal të  tregtisë që e kemi ne."

"Ajo çka mungon edhe sot e kësaj dite është se të gjitha reformat nuk po shprehen në shifra reale të rritjes ekonomike. Problemet nuk janë më te aspekti ligjor problemi qëndron tek ajo që quhet dorë e padukshme e fshehur  institucioneve apo grupeve të caktuara të  interesit”, tha Huruglica.

Kurse Berat Rukiqi, numëroi përfitimet që Kosova mund të ketë nga anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Ai tha se të qenurit anëtar i  një organizate të tillë, jo vetëm që krijon mundësi ekonomike por krijon mundësi shtesë edhe në avancimin e raporteve politike në mes të shteteve.

“Hyrja në OBT do të mundësoj tarifa më të ulëta edhe ndaj vendeve që nuk kemi marrëveshje të tregtisë. Do të rris eksportin e mallrave” CEFTA ka një mekanizëm të zbehtë për zgjidhjen e kontesteve mes shteve.OBT-ja ka një mekanizëm shumë të mirë në zgjidhjen e këtyre konteksteve”, përfundoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)