28 Mars 2024

Oda Tregtare Kosovaro Turke rrit aktivitetet në Kosovë

Prishtinë, 27 mars - Dje u mbajt Kuvendi i Anëtarëve të Odës Tregtare Kosovaro Turke në  të cilin u prezantuan shpenzimet dhe të ardhurat e vitit 2018 si dhe u aprovua buxheti për vitin 2019. 

Në këtë takim po ashtu u diskutua rreth aktiviteteve të Odës si dhe  bashkëpunimeve ndërmjet anëtarëve të saj.

Në kuvend, përveç anëtarëve të Odës pjesëmarrës ishin edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë, njëkohësisht Kryetar Nderi në OTKT Çağrı Sakar, Këshilltari i Tregtisë Onur Tekyıldız si dhe zyrtari i lartë i Ambasadës Turke në Prishtinë Onur Tanay.

Ambasadori Sakar: Jemi gati për të dhënë mbështetje!

Ambasadori Sakar i po ashtu Kryetar i Nderit në Odën Tregtare Kosovaro Turke  shprehu kënaqësinë  e takimit me anëtarët e kësaj Ode.

Sakar gjatë fjalimit të tij tha se Oda e cila ka ndërmarrë një rol të rëndësishëm në krijimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve do të ofrojë mbështetjen më të mirë për zhvillimin dhe bashkëpunimin e mëtejshëm me institucionet relevante.

Ambasadori Cagri Sakar deklaroi se OTKT do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Tregtisë të Ambasadës Turke dhe  do të luajë një rol të rëndësishëm në organizimin vizitave të delegacioneve për në Turqi. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e anëtarësimit në Odë të kompanive turke të cilat përfitojnë nga mbështetjet shtetit turk.

Duke iu referuar edhe  marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, ambasadori Sakar, tha se janë arritur shumë marrëveshje ekonomike  dhe se njëra ndër to është edhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi e cila pritet shumë shpejt të hyjë në fuqi.

Ai shtoi  se kjo marrëveshje është rregulluar në mënyrë të tillë që të mos dëmtojë prodhuesit kosovarë. Ambasadori Sakar po ashtu deklaroi se ka pasur përpjekje në operimin e mekanizmave të Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe bëri të ditur se është i gatshëm të mbështesë çdo lloj bashkëpunimi ekonomik.

Kryetari i OTKT-së Balkız vuri në dukje rritjen e aktiviteteve në Odë

Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke  Abdurrahman Balkız, ke iu referuar agjendës së planifikuar dha informacione në lidhje me aktivitetet e Odës.

Balkız  theksoi se OTKT po jep kontributin e saj edhe në punimet e Zyrës së Komunitetit të Biznesit e cila po funksionon në kuadër të Kuvendit të Kosovës. Përveç aktiviteteve rutinore në Kosovë, Abdurrahman Balkız vuri në dukje se për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal  janë planifikuar takime me homologët e Shqipërisë dhe Maqedonisë  ku theksoi se këto takime do të zhvillohen gjatë muajit Prill.

Ai po ashtu theksoi se Oda vazhdon të mbajë kontakte të ngushta me Bordin Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK) si dhe  me Unionin e Odave dhe Bursave në Turqi. (TOBB).

Ai bëri të ditur që një delegacion i përfaqësuesve të sektorit privat turk pritet të vijë në Kosovë gjatë muajit qershor, dhe theksoi se OTKT është e gatshme të japë mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

Kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız gjithashtu ngriti rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve, ku ky bashkëpunim do të ndikonte edhe në rritjen e aktiviteteve të Odës.

Balkız po ashtu i dha fjalë kompanive të reja anëtare për të promovuar kompanitë e tyre ku edhe u shkëmbyen idetë  se si të përmirësohet bashkëpunimi ndërmjet kompanive.

Oda po përgatitet për një periudhë të re të aktiviteteve

Sekretari i Përgjithshëm i Odës Tregtare Kosovaro Turke Esin Muzbeg, raportoi rreth aktiviteteve si dhe prezantoi të dhënat financiare të Odës.

Muzbeg gjithashtu informoi anëtarët rreth aktiviteteve planifikuara në periudhën e ardhshme dhe u kërkoi anëtarëve të bëjnë sugjerime për diversifikimin dhe thellimin e tyre.

Duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të bashkëpunimit midis anëtarëve, Muzbeg deklaroi se do të bëhen vizita për të përcaktuar nevojat e anëtarëve në këtë drejtim. 

Këshilltari i ri i Tregtisë në Ambasadën Turken ë Prishtinë Onur Tekyildiz i cili  po ashtu mori pjesë në takim, shprehu kënaqësinë e njoftimit me anëtarët e Odës. 

Këshilltari i Tregtisë Onur Tekyildiz deklaroi se është i gatshëm të ofrojë përkrahje brenda fushës së shërbimeve të konsulencës  dhe përmbylli fjalimin e tij duke ju uruar të gjithëve suksese.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)