10 Gusht 2020

OAK e shqetësuar për pritjet pa afat që po u bëhën investitorëve

Prishtinë, 3 korrik - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) shprehet shumë e shqetësuar për vazhdimin e pritjeve të pa afat që janë duke ju bërë investitorëve përmes Ligjit për Investime Strategjike.

Oda e Afarizmit të Kosovës i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që sa më parë të krijohet komisioni për shqyrtimin e aplikimeve të cilat janë në proces dhe të kalojnë bizneset të cilat i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj.

OAK konsideron që tërheqja e investimeve dhe kalimi i aplikimeve që janë në pritje është e domosdoshme e sidomos në këtë periudhë pandemie, gjë që do të kishte ndikim pozitiv.

Për më tepër Oda e Afarizmit të Kosovës ka analizuar vendet e rajonit dhe oferat që kanë përgatitur për bizneset e interesuara që të investojnë, duke na bërë neve vendin e vetëm pa ofertë konkrete për investitorët potencial, duke na sjellur në pozitë jo garuese në krahasim me to. Përveç që Kosova ende nuk ka stimuj financiar për bizneset, po ashtu ambienti i të bërit biznes cilësohet të jetë më pak i përshtatshëm krahasuar me të gjitha vendet e rajonit.

Me këtë ligj është synuar që të krijohen lehtësira për bizneset të cilat marrin statusin e investitorit strategjik duke krijuar kështu edhe lehtësira në procedurat burokratike dhe përshpejtim të atyre administrative për investitorët potencialë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2020

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:00 - nisja për medie nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:30)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do te takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton lidhur me programin legjislativ për vitin 2020 respektivisht të Projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe për gjendjen në Institucionet Korrektuese në Republikën e Kosovës për shkak të Pandemisë me Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Rruga "Agim Ramadani", ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në mos zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgon dëshmitë e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:30)

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojn takim me shkrimtarin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)  .