28 Mars 2024

OAK dhe Dogana diskutojnë për problemet e bizneseve

Prishtinë, 17 nëntor - Mos njohja e plotë e lëndës së parë për prodhuesit, mungesa e unifikimit të vendimeve ndërmejt komisionit për lirim të lëndës së parë ndërmejt Doganës dhe ATK-së, impakti i zbatimit të vendimit të Qeverisë nr,17/36 me të cilën ndryshohet vlera e shpenzimeve të transportit detar dhe kontenjerëve ishin disa ndër temat e diskutimit në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës, Agron Llugaliu.

Kryetari i bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi, përgëzoi Llugaliun për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës, me bindjen që së bashku mund të përkrahim bizneset, ashtu që të thjeshtësohen procedurat burokratike më të cilat ata po ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë biznesore.

Krasniqi theksoi që një ndër sfidat me të cilat bizneset prodhuese po ballafaqohen është mos njohja e plotë e lëndës së parë, gjë e cila po vështirëson që bizneset vendore të dalin nëtreg me çmime konkuruese.

Tutje, Krasniqi informoi që bizneset po ballafaqohen vazhdimisht edhe me rivlerësime të mallrave, e sidomos tek produktet të cilat blihen në ankande.

Ndërsa sfidë e madhe për bizneset u konsiderua edhe implementimi i Vendimit nr. 17/36, përmes së cilit u ndryshuan tarifat e shpenzimeve të transportit detar dhe kontenjerëve dhe që nuk po pranohen çmime më të ulëta se sa ato të paraqitura në vendim.

Nënkryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Arsim Selmonmusaj, theksin e vendosi tek problemet që bizneset po hasin lidhur me kodet tarifore dhe origjinën e tyre, sidomos gjatë bashkëpunimit me Shqipërinë.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, përgëzoi odën për punën dhe shtoi që e vlerëson bashkëpunimin me odat, si partnerë strategjik dhe profesional.

Lidhur me lirimin nga lënda e parë, Llugaliu theksoi që lirimi nga Dogana është më i ndjeshëm dhe më i komplikuar se sa ai nga TVSH, për këtë arsye ndodhin mos harmonizimet ndërmjet vendimeve. Ai tutje theksoi që janë duke punuar në këtë drejtim, ashtu që të bëhen modifikimet e nevojshme, ashtu që të përkrahen sa më shumë prodhuesit vendor.

Sipas Llugaliut, ky vit është tejet i suksesshëm në aspektin e uljes së informalitetit, ndërsa në aspektin e zhdoganimit të dërgesave, mund të konsiderohemi si shteti më efikas në rajon, pasi që më shumë se 80% e dërgesave kalojnë procedurat e zhdoganimit brenda një ore.

Ismail Shallti, pronar i biznesit anëtarë në OAK, Euro Fisi, prezentoi nga afër sfidat me të cila ata si prodhues po ballafaqohen, e për të cilat nga afër pranoi edhe përgjigje konkrete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)