18 Prill 2024

Norvegjia e gatshme me nis negociatat për marrëveshjen tregtare me Kosovën

Oslo, 29 mars - Burimet natyrore, popullsia e re dhe e talentuar, si dhe pozita e mirë gjeografike e Republikës së Kosovës, u veçuan nga kryeministri Kurti si potencial i madh për investim nga kompanitë norvegjeze, në takimin me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Norvegjisë, Jan Christian Vestre.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, theksoi synimin dhe nevojën e vendit për rritjen e kapaciteteve dhe diversifikimin e energjisë elektrike, me vëmendje të veçantë te burimet e ripërtëritshme.

Ai ftoi edhe për më shumë investime për energji të ripërtëritshme, me fokus të veçantë në atë diellore, të erës dhe ujit, si dhe në sektorin e minierave dhe mineraleve.

Kryeministri shtroi kërkesën dhe nevojën për të avancuar bashkëpunimin me zonën ekonomike EFTA duke kaluar nga Deklarata e Përbashkët në Marrëveshje Tregtare.

Kjo kërkesë u mirëprit nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vestre, i cili shprehu gatishmërinë e palës norvegjeze për të filluar negociatat dhe për të përfunduar me marrëveshje sa më shpejtë.

Ministri Vestre tha se reformat e nisura nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë mbresëlënëse.

Ai shprehu interesimin për të shtuar partneritetin mes dy vendeve, duke identifikuar fusha të reja të rritjes së bashkëpunimit dhe mundësinë e vizitës së një delegacioni me kompani norvegjeze në Kosovë.

Në takim morën pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)