28 Mars 2024

Nisma për tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë të lëvizë përtej aspiratave

Tiranë, 3 prill - Me qëllim të diskutimit mbi sfidat dhe potencialet e investimeve të përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë së Shqipërisë në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe revistën Monitor, organizuan konferencën e përbashkët me temë “Aspiratat për një treg të përbashkët Shqipëri-Kosovë”.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane të Kosovës, Arian Zeka tha se tha se problemet dhe barrierat që pengojnë tregtinë ndërmejt Kosovës dhe Shqipërisë do të duhej të zgjidheshin me mirëkuptim dhe dialog, dialog ky i cili vetëm se ka ekzistuar.

“Veprimet që merren nga qeveritë janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit që promovohet nga marrëveshje për tregti të lirë me Evropën Qendrore dhe me frymën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Problemet që paraqiten mes dy shteteve e bëjnë edhe infrastrukturën rrugore të pavlerë dhe jofitimprurëse”, tha Zeka.

Ministri i Zhvillimit të Kosovës Blerand Stavileci tha se të dy vendet kanë varësi të lartë nga importet dhe industri jo të zhvilluar. Bizneset synojnë fitime afatshkurtra dhe të shpejta duke mos u përqendruar te industria prodhuese.

“Duhen lidhje infrastrukturore që ka shënuar përparime si në telekomunikacion, energji etj”, tha Ministri Stavileci. Në lidhje me energjinë ai tha se kanë arritur marrëveshje me një kompani amerikane për të ndërtuar termocentralet me kapacitet 450 megavat. Ai u shpreh optimist në lidhje me funksionimin e bursës së energjisë.

Avni Ponari, drejtues i kompanisë së sigurimeve Sigal thotë se edhe Kosova dhe Shqipëria kanë të njëjtën natyre, të njëjtën formë organizimi.

 “Industria e sigurimi sot, në të gjithë rajonin nuk është e zhvilluar. Sigurimet për frymë në Shqipëri janë 25 euro, në Kosovë 50 euro kurse në Kroaci 700 euro. Në Kosovë paguajmë një taksë për qarkullimin prej 5% dhe për shkak të kësaj takse, në Kosovë, sigurimet janë me humbje”, tha Ponari.

Hykmete Bajrami tha se tregu kosovar eshte pergjithesisht me i hapur ndaj prodhueve ne Shqiperi dhe vendet e tjera, derisa shtoi se permes dialogut, Ministria e  Tregtise ka arritur te eliminoje barrierat me e cilat jane perballur prodhuesit kosovar gjate eksportit.

Ajo shtoi se duhet te kete me shume takime biznes me biznes ashtu qe te kete me shume marreveshje bashkepunimi, sic ishte rasti ne nje aktivitet te fundit ne Sarande ndermjet bizneseve ne Kosove dhe ne Shqiperi. Ne fund, ajo foli edhe per reformat qe Kosova ka ndermarre per permiresimin e mjedisit te investimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)