18 Shkurt 2020

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike dhe Doganat

Prishtinë, 25 mars – Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Dogana e Kosovës kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për të promovuar portalin për tregti “Udhëzuesi i Tregtisë Ndërkombëtare”.  Kjo platformë është lansuar në shkurt të këtij viti përkrahur nga projekti regjional të USAID-it për RRER (Rritja Ekonomike Regjionale)- Komponenta për lehtësimin e Tregtisë, si vazhdimësi e platformës së krijuar në vitin 2013, në kuadër të Projektit të USAID-it për Përmirësimin e Mjedisit Afarist (PPMA).

Udhëzuesi për Tregti Ndërkombëtare ka për qëllim të ndihmojë eksportuesit dhe importuesit e mallrave dhe shërbimeve në Kosovë për të kryer transaksione ndërkombëtare të tregtisë. Është një udhëzues i mirë edhe për kompanitë e huaja që konsiderojnë tregtinë me Kosovën dhe ofron informacione me rëndësi për ta.

Sekretar i Përgjithshëm në Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci, tha se përmes kësaj platforme kompanitë do të marrin informacionet e nevojshme. “Bashkëpunimi jonë institucional tregon qartë për gatishmërinë e Kosovës për rritjen e transparencës, veçanërisht në aspektin e tregtisë. Ne në kuadër të këtij projekti, kemi identifikuar për herë të parë lejet e dhe licencat e nevojshme që lëshuara nga autoritetet Kosovare në fushën e tregtisë, të cilat gjinden në këtë portal”, tha  Rreci.

Memorandumi i nënshkruar sot parasheh bashkëpunimin në përditësimin e të dhënave ekzistuese, plotësimin e saj me të dhëna të reja dhe promovimin e kësaj platforme me qëllim që të rritet besueshmëria e kompanive në lidhje me informacionin e ofruar në të. Bashkëpunimi parasheh edhe shkëmbimin e zyrtarëve dhe ekspertëve me qëllim ngritjen e kapaciteteve institucionale në kuadër të komponentës për lehtësimin e tregtisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2020 - Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me rezultatet e anketës të klimës në biznes. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temë “Si duhet ta adresojnë institucionet barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse?”. (Kafiteri “Dit e Nat” ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, në një diskutim rreth të ardhmes së dialogut Kosovë - Serbi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, lagja “Arbëria”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Kryeministri Abin Kurti pret në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, dhe propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.   (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)
 
- Korabi Corporation organizon ceremoninë e hapjes së “Qendrës Inovative Korabi”, një qendër unike arsimore në fushën e kulinarisë si dhe do të mbahet “Nata e çokollatës belge”, një spektakël me çokollatën më të mirë në botë, që do të prezantohet nga çokollatrier me famë ndërkombëtare. (Zyrat e Korabi Corporation në Çagllavicë, ora 18:00)