28 Mars 2024

Nënshkruhet marrëveshja për promovimin e eksportit

Prishtinë, 17 shtator - Sot, Klubi i Prodhuesve te Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me EYE- Enhancing Youth Emloyment, për implementimin e projektit për ngritjen e kapaciteteve për eksportin e produkteve ‘Made in Kosova’ në tregjet jashtë vendit. Projekti EYE i Agjencisë  Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) implementohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation dhe MDA. 

Prioriteti kryesor i KPK-së është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i Kosovës dhe përfshirja në tregjet ndërkombëtare si pjesë e këtij zhvillimi.

Kompanitë kosovare kanë kapacitete prodhuese dhe janë të gatshme të rrisin këto kapacitete edhe për tregjet jashtë vendit. Të dhënat tregojnë që kompanitë të cilat eksportojnë janë më konkurruese, më produktive si dhe janë më inovative krahasuar me kompanitë të cilat fokusohen vetëm në tregun e brendshëm.  

Kosova si një ndër ekonomitë më të hapura, eksportet e saj kanë filluar të zgjerohen në tregjet të cilat kanë potenciale të mëdha, e për këtë arsye është mese e nevojshme krijimi i lidhjeve të rëndësishme tregtare.

Me anë të këtij projekti të dy palët të cilat sot nënshkruan këtë marrëveshje bashkëpunimi dakordohen që në kuadër të fuqizimi të sektorit të prodhimit, është e rëndësishme edhe gjetja e tregjeve të reja për produktet ‘Made in Kosova’.

Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, tha që “Roli i jonë është të ndihmojmë kompanitë kosovare dhe produktet ‘Made in Kosova’ të kenë qasje dhe të arrijnë sukses si në tregjet rajonale, po ashtu edhe në ato globale.

KPK në vazhdimësi ka punuar për fuqizimin e sektorit të prodhimit, dhe tanimë është në fazën e krijimit të një programi i cili do të mundësonte ndihmë dhe mbështetje direkte për kompanitë të cilat dëshirojnë të eksportojnë në tregjet e Amerikës Veriore dhe BE, vendet e CEFTA-së duke përfshirë edhe regjionin e Turqisë, si dhe tregjet  Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore”.

KPK në kuadër të këtij programi do të ofrojë këto shërbime për kompanitë prodhuese, si Hulumtime të tregjeve për eksporte, strategji për eksportet, zhvillim të brendit, strategji për shitje dhe marketing, përfshirja në panaire të ndryshme, si dhe përgatitjen e dokumenteve të nevojshme strategjike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)