22 Shtator 2021

Në tremujorin e dytë të këtij viti janë regjistruar 2 813 ndërmarrje

Prishtinë, 30 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, për tremujorin e dytë (TM2) 2021.
 
Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2021 gjithsej janë regjistruar 2 813 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2021) ka një rënie për (-4.55%) të ndërmarrjeve të regjistruara.

Ndërsa, krahasuar me TM2 2021 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2020) ka rritje për 17.84% të ndërmarrjeve të regjistruara.
 
Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave  me 791 ndërmarrjeve të regjistruara (28.12%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 360 ndërmarrjeve të regjistruara (12.8%); Prodhimi me 303 ndërmarrjeve të regjistruara (10.77%); Ndërtimtaria me 273 ndërmarrjeve të regjistruara (9.7%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 256 ndërmarrjeve të regjistruara (9.1%), etj.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 707 ndërmarrje të regjistruara, në këtë tremujor (96 %); me 5 deri 9 të punësuar janë 63 sosh (2%); me 10 deri në 19 të punësuar ishin 30 ndërmarrje të regjistruara (1%); me 20 deri 249 të punësuar ishin 12 ndërmarrje të regjistruara (0.4%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, ishte vetëm një (1) ndërmarrje e regjistruar gjatë këtij tremujori.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 823 ndërmarrje të regjistruara (29.26%); Prizreni me 263 ndërmarrje të regjistruara (9.35%); Ferizaj me 219 ndërmarrje të regjistruara (7.79%); Gjilani me 151 ndërmarrje të regjistruara (5.37%); Gjakova me 131 ndërmarrje të regjistruara (4.66%) dhe Peja me 120 ndërmarrje të regjistruara (4.27%), ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2021

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Policinë e Kosovës, OJQ-të shënojnë “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton formon grupin punues për Projektligjin për Gjykatën Komerciale, shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme  për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj,. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 203-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Përmes formës online, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton rekomandimet e dala nga raporti i auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportin vjetor Financiar i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronëssi dhe Raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë bën rishikimin e Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim i Politikave dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Programi i Universitetit Columbia për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut organizojnë një konferencë me temë 'Sfidat e Kosovës që vijnë Rusia dhe Kina' me Holden Triplett Agjenti Special i FBI -së dhe Drejtor për Kundërzbulimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ret. (https://zoom.us/j/98242813908?pwd=cFBiZGdMV3pRTTV3RDJBbTE5UEtVQT09, ora 16:00)