18 Shkurt 2020

Në Prizren sot mbahet Panairi i Filigranit

Prizren, 26 tetor - Organizata Jo Qeveritare EC Ma Ndryshe organizon Panairin e Filigranit i cili do të mbahet sot në Kino Lumbardhi në Prizren.

Qëllimi i aktivitivitetit është informimi i një audience me të gjerë për promovim, vetëdijesim dhe mundësi për zhvillim lokal nëpërmjet ruajtjes dhe promovimit të zejes së filigrnait.

Ne këtë panair do të marrin pjesë filigranistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi të cilët do t’i prezentojnë punimet e tyre.

Gjithashtu në këtë panair do të organizohet tryeza e diksutimit me temë “Filigrani potencial për zhvillim” ku folës do të jenë filigransitët pjesëmarrës në panair dhe përfaqësues të komunës së Prizrenit si dhe do të ketë program artistik dhe ushqim tradicional.

Në këtë aktivtet do të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve, organizatave vendore dhe ndërkombëtare, ambasadave që veprojnë në Kosovë, të biznesve, mediave lokale dhe qendrore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2020 - Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me rezultatet e anketës të klimës në biznes. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temë “Si duhet ta adresojnë institucionet barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse?”. (Kafiteri “Dit e Nat” ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë pas formimit të Qeverisë së re dhe përfshirjes amerikane?”, në një diskutim rreth të ardhmes së dialogut Kosovë - Serbi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Sistemi i Përcaktimit të Tarifave të Energjisë Elektrike, Termike dhe atyre të Ujësjellësit”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, lagja “Arbëria”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Kryeministri Abin Kurti pret në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët propozimi për formimin e grupeve të miqësisë, dhe propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.   (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje. (Selia e KQZ-së, ora 16:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit,  Lutfi Haziri, mban konferencë të jashtëzakonshme për mediat, pas tragjedisë që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën pesë persona. (Zyra e Kryetarit, ora 16:00)
 
- Korabi Corporation organizon ceremoninë e hapjes së “Qendrës Inovative Korabi”, një qendër unike arsimore në fushën e kulinarisë si dhe do të mbahet “Nata e çokollatës belge”, një spektakël me çokollatën më të mirë në botë, që do të prezantohet nga çokollatrier me famë ndërkombëtare. (Zyrat e Korabi Corporation në Çagllavicë, ora 18:00)