30 Shtator 2020

Ndikim më i theksuar i tarifës 100% vërehet në çmimet e produkteve në Kosovë

Prishtinë, 20 mars - Megjithëse jemi në një periudhë kur pandemia e Koronavirusit (COVID-19) ka ndikuar nëjetën e qytetarëve dhe aktivitetin ekonomik dhe shoqëror në Kosovë, Instituti GAP sot ka publikuar të gjeturat e një hulumtimi të zhvilluar para masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit.

Në këtë hulumtim Instituti GAP ka trajtuar ndikimin e taksës 100% në prodhim dhe çmimet e produkteve në Kosovë, duke krahasuar peridhën janar-tetor 2018 me peridhën janar-tetor 2019.

Të gjeturat e raportit tregojnë se ka një rritje të aktivitetit në sektorin e prodhimit (industrinë përpunuese) në Kosovë, por që është jo e theksuar dhe me trend më të ulët se në periudhën para vendosjes së tarifës.

Në periudhën janar-tetor 2019, ky sektor kishte rritje për 10%, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2018, rritja e industrisë përpunuese ishte 16%.

Për më shumë, trendi i punësimit mesatar përgjatë muajve të vitit 2019 ka ndjekur trendin e viteve të kaluara, duke mos pasur ndonjë devijim nga cikli i rënieve dhe ngritjeve të numrit të të punësuarve.

Konkretisht, gjatë vitit 2019, numri i punonjësve në sektorin e industrisë përpunuese është rritur në mesatare për 7%, ndërsa në 2018 rritja ishte 10%.

Por, një ndikim më i theksuar i tarifës 100% vërehet në çmimet e produkteve në Kosovë gjatë vitit 2019.

Rritjen më të madhe e kishin çmimet e ushqimeve dhe pijeve të cilat janë rritur për rreth 6.1% në periudhën janar-shator 2019 krahasuar me 2018, që ishte edhe rritja më e lartë nga 2017.

Importet e produkteve nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë rënë drastikisht pas hyrjes në fuqi të taksës 100%, ndërsa eksportet e Kosovës drejt këtyre vendeve kanë pësuar rënie më të lehtë.

Nga vendet që kanë pasur një rritje më të theksuar me pjesëmarrjën e tyre në importin total të Kosovës në vitin 2019 janë Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Që nga 21 nëntori 2018 Kosova aplikon tarifë 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina (BiH).

Deri atëherë, Serbia ishte eksportuesi kryesor në Kosovë, mirëpo në të njëjtën kohë ajo mbetej edhe shteti që aplikonte më së shumti barriera tregtare për bizneset kosovare që eksportonin atje.

Vendosja e tarifës ka paraqitur sfidë për një pjesë të prodhuesve në Kosovë për shkak të varësisë së tyre nga lënda e parë që vinte nga Serbia dhe për importuesit e produkteve finale.

Përveç nevojës për të zëvendësuar produktet e importuara nga Serbia, bizneset janë përballur edhe me rritje të kostos së transportit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2020 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komision me përfaqësuesit e Komisionit  qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Prishtina Mall”. (Zona industriale Prishtinë - Lipjan, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

 - Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10,, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nesër zhvillon vizitë në Komunën e Drinasit. (Ambientet e Komunës së Drinasit, ora 11:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km2, ora 11:30)

- Grupi i aktorëve të Prishtinës do mbajnë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Lesna”. (Rruga Lidhja e Pejës nr. 133 10000, ora 13:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, i ftuar Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:30)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon edicionin e tretë të Metamorphosis. (Objekti i Kryqit të Kuq, në rrugën "Xhemajl Prishtina", nr.36 te RTK-ja te pazari, ora 16:30)

- Në kuadër të javës së tretë të programit publik në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)