19 Prill 2024

MTI mirëpret Raportin e Auditimit për Raportin Financiar Vjetor

Prishtinë, 23 qershor – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e mirëpret Raportin e Auditimit për vitin 2016 të publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

Përmes një komunikate për shtyp, MTI mirëpret rezultatet dhe konkluzionet e nxjerra dhe njëherit konstaton se ky raport e nxjerr Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si një nga institucionet më të suksesshme sa i përket pasqyrave financiare vjetore, qeverisjes së mirë, menaxhimit financiar dhe kontrollit të financave publike për vitin 2016.      

Në konkluzionet e përgjithshme të raportit konstatohet se MTI ka shënuar progres të mirë në implementimin e rekomandimeve të ZKA-së, ku prej 10 rekomandimeve të cilat ZKA i ka caktuar MTI-së për t’i adresuar gjatë vitit 2016, gjashtë prej tyre janë implementuar plotësisht, ndërsa të tjerat janë në procedurë të plotësimit të përgjithshëm.

“Raportet e dy viteve të fundit të ZKA-së konstatojnë se MTI ka shënuar progres të vazhdueshëm në implementimin e rekomandimeve të ZKA-së, ku krahasuar me vitin 2014 kur kanë qenë gjithsejtë 22 rekomandime, numri i tyre ka rënë në 10 sosh në vitin 2015. Ndërsa, siç shihet nga raporti i fundit, rekomandimet për MTI-në për vitin 2016 janë ulur në vetëm 5 të tilla”, thuhet në komunikatë.

Raporti i Auditimit ka vlerësuar qeverisjen dhe efikasitetin e sistemeve të menaxhimit dhe të kontrollit të MTI-së. Një ndër përfundimet e rëndësishme të dala nga raporti është se ‘Konkluzioni është i pamodifikuar,’ që do të thotë se pasqyrat financiare prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale.  

Lidhur me rekomandimin e ZKA-së që ndërlidhet me burimet njerëzore, përkatësisht harmonizimin e pagave sipas koeficientëve, MTI sqaron se kjo çështje është trashëguar nga qeverisja e vitit 2012-2014. Në lidhje me këtë rekomandim të ZKA-së, MTI bën me dije se i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për harmonizimin e koeficientëve, dhe kjo çështje do të rregullohet me hyrjen në fuqi të sistemit të gradave në nivel qendror, ku MTI veçse i ka harmonizuar të gjitha përshkrimet e detyrave të punës për të gjithë nëpunësit civilë.  
“Konkluzionet e nxjerra nga Raporti i Auditimit konfirmojnë përkushtimin e MTI-së për qeverisje të mirë, ekonomizim të shpenzimeve, transparencë dhe llogaridhënie në procesin qeverisës dhe të menaxhimit të përgjegjshëm dhe efikas të financave publike”, thuhet në komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)