25 Prill 2024

MTI mbështet prodhimet vendore të jenë pjesë edhe e tregut ndërkombëtar

Prishtinë, 16 shtator - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, së bashku me inspektorët e tregut ka vizituar fabrikën për prodhimin e çimentos, “Sharrcem” në Han të Elezit.

Ministri Krasniqi është pritur nga drejtuesit e kësaj fabrike me të cilët ka biseduar për kushtet e punës, tregun dhe ndikimin e pandemisë në prodhim.

Ministri nga afër e ka parë procesin e prodhimit dhe funksionimin deri në paketim për shitje.

Në takim me drejtorin teknik dhe stafin e tij biseduan për mundësitë ligjore për prodhuesit dhe investitorët, ku ministri u ka ofruar mbështetjen që prodhimet e Kosovës të jenë pjesë edhe e tregut ndërkombëtar dhe të jenë konkurrentë sa i përket cilësisë.

Ministri Krasniqi ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes me MSA-në janë përgatitë ligje që ua kanë mundësuar bizneseve, që prodhojnë produkte ndërtimore t’i plasojnë edhe në tregun e jashtëm.

“Kemi nxjerrë edhe udhëzimin administrativ, pikërisht për çimenton dhe sot nga afër menaxhmenti i kësaj kompanie na njoftoi se ka filluar së zbatuari dhe po i hap shumë mundësi dhe lehtësira për plasmanin e produktit të tyre në treg”, ka thënë Krasniqi.

Drejtori teknik i “Sharrcemi”-it, Behar Disha, ka falënderuar ministrin për vizitën dhe e ka informuar për punët dhe funksionimin e fabrikës.

“Sharrcem” aktualisht përmbush më shumë se 50 për qind të tregut të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)