20 Shkurt 2019

MTI kërkon vendosjen e çmimeve të derivateve

Prishtinë, 18 janar - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vazhduar edhe sot me kontrolle nëpër pikat e derivateve për ta mbikëqyrur zbatimin e urdhëresës të ministrit të MTI-së, Endrit Shala që obligon vendosjen e çmimeve nëpër tabela në mënyrë që të shihen nga konsumatorët.

Zëvendësministrja e MTI-së, Arbëreshë Krasniqi, ka theksuar se do të vazhdohet mbikëqyrja në tërë Kosovën dhe sipas saj, kjo urdhëresë është edhe një hap tutje në mbrojtjen e konsumatorit.

“Ne sot kemi dal me pa, se a kanë filluar ta respektojnë urdhëresën e ministrit Shala për vendosjen e çmimeve nëpër tabela në hyrje të pikave të shitjes së derivateve. Sigurisht që do të vazhdohet në krejt Kosovën për ta inspektuar se a po zbatohet urdhëresa, që është edhe një hap tutje në mbrojtjen e konsumatorit, që si MTI e kemi në fokus”, theksoi Krasniqi.

Zëvendësministrja shtoi se arsyeja e kësaj urdhëresa është që konsumatori të ketë transparencë të çmimeve dhe të vendos ku ai dëshiron të furnizohet me derivate.

“Arsyeja është që konsumatori ta shoh çmimin e derivateve dhe krahas çmimit ai bën përzgjedhjen se ku dëshiron të furnizohet. Kjo është në interes të qytetarëve dhe ne bëjmë thirrje që urdhëresa të respektohet nga operatorët ekonomik, përndryshe nëse nuk respektohet ka edhe pasoja”, tha Krasniqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Hivzi Krasniqi, Radio Kosova mban Tubim Përkujtimor. (Kino ABC, ora 12:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)

- Lëvizja mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)