19 Prill 2019

MTI iu bën thirrje bizneseve që t’i vendosin flamujt që tregojnë origjinën e mallit

Prishtinë, 17 janar - Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, bashkë me kryeinspektorin e MTI-së, Lulzim Syla kanë vizituar disa markete për të parë nga afër zbatimin e udhëzimit administrativ për vendosjen e flamujve që tregon origjinën e mallit.

Zëvendësministrja Krasniqi theksoi se qëllimi i këtyre vizitave është sensibilizimi i bizneseve që ta zbatojnë udhëzimin administrativ dhe të fillojnë me vendosjen e flamujve. Ajo u shpreh se qytetarët e kanë pritur shumë mirë vendosjen e flamujve që tregojnë origjinën e mallit.

“Ne sot vizituam disa markete në Prishtinë. Arsyeja e vizitës është vendosja e flamujve, që është përcaktuar me udhëzim administrativ të MTI-së, i cili ka hyrë në fuqi më 29 dhjetor të vitit 2018, që i obligon të gjithë operatorët ekonomikë ta zbatojnë. Inspektuam sot dhe pamë se edhe vetë qytetarët  kryesisht bizneset janë të interesuar  ta zbatojnë këtë udhëzim. Ne e dimë se moszbatimi i udhëzimit administrativ është shkelje ligjore ku parashihen edhe dënimet”, tha Krasniqi.

Zëvendësministrja tregoi edhe benifitet që ka ky udhëzim administrativ për qytetarët. Ajo theksoi se konsumatorët do të kenë lehtësim gjatë blerjes së produkteve që u nevojiten në përditshmëri. Më tej, ajo shtoi se interesimi i MTI-së për të monitoruar dhe inspektuar ecurinë e tij është i madh.

“Inspektori po e bën punën e vet dhe do të vazhdojë edhe më tutje, e që konsideroj se kjo çështje do të ndikojë pozitivisht në rregullimin e tregut në Republikën e Kosovës dhe njëkohësisht do ta bëjë më shpejt të kuptueshme dhe më të saktë se çka po blejnë konsumatorët. Ky është edhe qëllimi i vendosjes së flamujve, kjo vlen për të gjitha bizneset nuk ka ndasi”, tha Krasniqi.

Kujtojmë se udhëzimi administrativ ka hyrë në fuqi më 29 dhjetor të vitit 2018, ku i obligon të gjithë shitësit që në anën e majtë të çmimit ta vendosin edhe flamurin e atij shteti se nga importohet produkte për ta treguar origjinën e mallit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 prill 2019

- Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendren Klinike Universitare i fillon punimet Simpoziumi mbarëshqiptarë i kirurgëve të fëmijëve. (Hotel Internacional Prishtina, ora 8:40)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në festivalin olimpik për fëmijët parafillor. ))(Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 9:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të organizojnë një ushtrim fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë. (Fshati Maxhunaj, ora 10:00)

- Shtëpia Botuese “Faik Konica” organizon promovimin e librit të Dr. Islam Lauka, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. (Bibliotekën Kombëtare, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjnë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor që për qëllim kanë rritjen e punësimit për të rinjtë e vendit tonë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të projekteve për ndërmarrësit e rinj. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e Ditës së Veteranëve të Koshares dhe rënies së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, në kuadër të Manifestimit Tradicional "Ditët e Shqipes 2019", që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës se Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë të përbashkët për media me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të përcjellin garën komunale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. (Objekti i Gjimnazit Natyror "Xhavit Ahmeti" në Gjilan, ora 13:30)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e lançimit të faqes së re të internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Sheshi 21, ora 15:00)

- Federata e Atletike të Kosovës do të mbaj konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku”, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 16:00)

- Në kuadër të tubimeve Kundër PANhajnisë dhe për zgjedhje të reja Lëvizja Vetëvendosje  mban tubim në Drenas. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 16:30)

- Galeria e Qytetit të Gjilanit hap ekspozitën e veçantë të fotografive “Arti i Rrudhave”, të autorit Muhamed Sadriu, e cila do të shpalos fotorgafitë e 21 personave të cilët i kanë mbi 100 vjet, e që e simbolizon shekullin XXI. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

- Në kuadër të tubimeve Kundër PANhajnisë dhe për zgjedhje të reja Lëvizja Vetëvendosje  mban tubim në Prizren. (Shtëpia e Kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren, ora 19:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspoziten "Grouping - Moving - Spreading" Metaxym e cila është kuruar dhe organizuar nga The Activists dhe World Anonimous Society. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Lumbardhi do të prezantojë paraqitjen e parë të këngëtares dhe kompozitores amerikane Chrysta Bell në Kosovë në kuadër të turneut Feels Like Love 2019 dhe epizodit të dytë të Lumbardhi n’Behar. (Lumbardhi në Prizre, ora 21:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbanë mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 11:30) 

- Kryetari Shpend Ahmeti dhe Drilon Pireva, Udheheqës i projektit për investimet në hyrjet e banesave, do të mbajnë konferencë për shtyp. (lagja Dardania, rr. Kadri Zeka, Blloku 7/1, hyrja A te Bast Trade, ora 17:00)