21 Korrik 2019

MTI e përkushtuar për tërheqjen e investitorëve të huaj

Prishtinë, 4 korrik - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është duke marr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznań të Polonisë, duke e përfaqësuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ministri Shala në fjalën e tij në këtë Samit tha se Republika e Kosovës është duke bërë çdo ditë ndryshime në infrastrukturën ligjore që t’iu krijohen kushte sa më të mirë investitorëve të huaj.

“Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke punuar  çdo ditë në infrastrukturën ligjore për thithjen e investimeve të huaja direkte, për efektet e para pas fillimit te implementimit të Ligjit për Investime Strategjike”, tha Shala.

Ministri po ashtu ka treguar për mundësit që i ofron Kosova për investitorët e huaj, duke treguar se Kosova ka punuar shumë në ndërtimin e infrastrukturës moderne, duke mundësuar lidhjen me vendet e Ballkanit.

“Kosova tashmë ka autostradat më moderne që mundësojnë lidhjen e Republikës së Kosovës me vendet e Ballkanit për kohë rekodre. Po ashtu kemi një rini jashtëzakonisht inovative, që e donë punën”, tha ministri.

Ministri bëri të ditur se janë duke punuar në reforma, dhe në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes.

Ministri po ashtu ka kërkuar që marrëveshjet rajonale të shikohen si një rrugë dy kahore dhe të respektohen nga të gjitha palët e involvuara.

Ky Samit po mbahet në kuadër të procesit të Berlinit, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e procesit të integrimit evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)