30 Shtator 2020

MTI e interesuar për thjeshtësimin e lejeve dhe licencave

Prishtinë, 22 maj - Ministri e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se ministria që drejton si njëra ndër ministritë kryesore që përkujdeset për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë është duke mbajtur një rol aktiv në disa procese të rëndësishme reformuese që ndërlidhen ngushtë me procesin e reformës shtetërore si dhe zvogëlimin e barrës administrative dhe thjeshtëzimin të lejeve dhe licencave në Kosovë. 

“Sa i përket shërbimeve, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me projektin e BE-së ka përfunduar rishikimin e legjislacionit vendor ku është analizuar se a është në harmoni me Direktivën e BE-së 2006/123/KE. Direktiva e Shërbimeve synon të lehtësojë themelimin dhe ofrimin e shërbimeve në vendet tjera anëtare dhe të ofrojë shërbime ndërkufitare mes vendeve anëtare të BE-së. Gjatë rishikimit të legjislacionit 54 ligje dhe akte nënligjore janë identifikuar që duhet të plotësohen/ndryshohen”, tha Shala gjatë raportimit në Grupin e Veçantë të Administratës Publike.

Shala bëri të ditur se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka hartuar Ligjin për Shërbime i cili trans-pozon pjesërisht Direktivën e BE-së Nr.2006/123/KE për Shërbimet në tregun e brendshëm.

“Trans-pozimi i pjesërishëm i Direktivës së Shërbimeve i mundëson Kosovës që hapja e tregut të bëhet në mënyrë progresive dhe të mbrohen bizneset vendore”, tha ai.

Sipas ministrit Shala Ligji për Shërbime Nr. 05/L-130 është miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe ka hyrë në fuqi në muajin mars 2017 dhe bazuar në Ligjin për Shërbime 05/L-130 janë hartuar dy udhëzime administrative:

Udhëzim Administrativ për Procedurën e Njoftimit dhe Vlerësimin  e Përputhshmërisë së  Projekt Akteve  Normative me Ligjin për Shërbime. (është aprovuar nga Qeveria e Kosovës me 23 Mars 2018) dhe udhëzimi Administrativ për Mënyrën e Funksionimit të Pikës së Vetme të Kontaktit

“Me këtë Udhëzim Administrativ, që është në procedurë të konsultimit publik, rregullohet mënyra e funksionimin të Pikës së Vetme të Kontaktit për Shërbime që ka për qëllim t’ua lehtësojë ofruesve dhe përfituesve të shërbimeve, qasjen. Kosova gjithashtu ka negociuar edhe Protokollin Shtesë 6 (AP6) në kuadër të CEFTA-s, ku Kosova është e përkushtuar të krijojë një kornizë institucionale pra, një Pikë Kontakti për Shërbimet (PKSh). Sa i përket themelimit të Pikës së Vetme të Kontaktit në kuadër të Direktivës së Shërbimeve dhe në kuadër të CEFTA-s, është menduar të kemi një portal të vetëm dhe jemi në hapat fillestar ku është hartuar Plani i Veprimit për themelimin e PVK. Ky proces do të bëhet në koordinim me institucionet relevantë përfshirë MZHE, MAP (ASHI), MTI (ARBK), ATK”, tha Shala.

Ministri tha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vendosur në fokus të posaçëm edhe aktivitete tjera që ndërlidhen me procesin e reduktimit të barrës administrative.

 “Mund t’iu konfirmoj se MTI është një ndër institucionet e para në Kosovë që është duke e zbatuar procesin e thjeshtëzimit të lejeve dhe licencave që lëshohen nga agjencitë dhe departamentet përkatëse të MTI-së. Këtë aktivitet jemi duke e bërë në bashkëpunim të ngushtë me projektin “Klima e Investimeve II” të implementuar nga IFC/Banka Botërore dhe MTI ka identifikuar reformat e nevojshme”, tha Shala.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2020 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komision me përfaqësuesit e Komisionit  qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Prishtina Mall”. (Zona industriale Prishtinë - Lipjan, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

 - Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10,, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nesër zhvillon vizitë në Komunën e Drinasit. (Ambientet e Komunës së Drinasit, ora 11:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km2, ora 11:30)

- Grupi i aktorëve të Prishtinës do mbajnë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Lesna”. (Rruga Lidhja e Pejës nr. 133 10000, ora 13:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, i ftuar Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:30)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon edicionin e tretë të Metamorphosis. (Objekti i Kryqit të Kuq, në rrugën "Xhemajl Prishtina", nr.36 te RTK-ja te pazari, ora 16:30)

- Në kuadër të javës së tretë të programit publik në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)