20 Prill 2024

MPMS negocion marrëveshjen për sigurimet sociale me Belgjikën

Prishtinë, 14 qershor - Delegacioni i Republikës së Kosovës dhe ai i Mbretërisë së Belgjikës, janë duke zhvilluar raundin e dytë të bisedimeve në Prishtinë, për negocimin e marrëveshjes për sigurimet sociale.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njofton se bisedimet e filluara më 12 të këtij muaji, pritet të përfundojnë më 15 qershor 2017.

“Gjatë këtij raundi të bisedimeve pritet që grupet teknike të finalizojnë tekstet e marrveshjes së përgjithshme për sigurimet sociale dhe të marrëveshjes administrative”, njfton MPMS.

Sipas Minsitrisë, marrëveshja e arritur do të jetë e rëndësisë së veçantë, pasi që kjo marrëveshje do të zëvendësojë marrëveshjen e trashëguar e cila ishte nënshkruar në vitin e largët 1954 dhe do të ndikojë pozitivisht në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale zotohet se do të vazhdojë të punojë që kjo marrëveshje të finalizohet nga grupet teknike dhe sa më shpejtë të kalojë procedurat e nevojshme për finalizim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)