19 Prill 2024

Mosmarrëveshjet për vlerën e monedhës kineze

Bruksel, 7 tetor - Samiti BE - Kinë nuk arriti të mënjanojë konfliktin për politikën monetare në mes të Pekinit dhe Perëndimit.

Në përfundim të bisedimeve në Bruksel, presidenti i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy dhe presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso sqaruan se i kanë bërë me dije kryeministrit kinez Wen Jiabao rëndësinë e ndryshimeve të përshtatshme të kursit të këmbimeve.

Po ashtu është folur edhe për temën e  të drejtave të njeriut. Kryeministri i Kinës Wen i ka hedhur poshtë kritikat.

Sipas tij 0 evropianët duhet të ndërpresin trysninë ndaj Pekinit. Edhe qeveria amerikane kërkon një mbiçmim më të shpejtë të renminbisë, e quajtur ndryshe edhe juan, me shpresën se prodhimet kineze do të shtrenjtohen dhe kësisoj do të  binte eksporti në SHBA. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)