29 Shkurt 2020

Ministrja Hajdari do tëprocedojë “Protokollin Shtesë 5 dhe 6” të CEFTA-s në Kuvend

Prishtinë, 14 shkurt - Ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari takoi përfaqësues të CEFTA-s, ku biseduan për pika të rëndësishme për të eliminuar barrierat tregtare dhe për të fuqizuar rolin e Kosovës integrimin rajonal.

Me këtë rast, ministrja Rozeta Hajdari u zotua se do të procedojë “Protokollin Shtesë 5 dhe 6” të CEFTA-s në Parlamentin e Kosovës për t’i ratifikuar në një periudhë sa më të shpejtë.

Ndërsa, në “Protokolli Shtesë 7”, ministrja do të angazhohet që procedurat në Qeveri të përfundojnë sa më shpejt në mënyrë që të kemi zyrtarisht Ekipin negociator të Kosovës.

“Për ne është e rëndësishme që të avancojë ky proces pasi që do të fuqizonte mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare, e që fatkeqësisht rajoni jonë përballet vazhdimisht me barriera tregtare”, u shpreh ministrja Hajdari.

Gjithashtu, në takim, ministrja potencoi se edhe në pikën “Plani Shumëvjeçar i Veprimit 2.0”– Kosova përkrah çdo iniciativë, që kontribuon në avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe gjithmonë në përfitim të të gjitha vendeve të CEFTA-s.

“Për ne është e rëndësishme që të kemi një bashkëpunim të shëndoshë me të gjitha vendet e rajonit, duke punuar në mënyrë aktive për eliminimin e të gjitha barrierave jo-tarifore, prandaj kërkoj një rol edhe më aktiv të Sekretariatit të CEFTA-s në drejtim të identifikimit dhe zgjidhjes së barrierave tregtare”, tha ministrja Hajdari.

Ministrja Rozeta Hajdari potencoi se shpreson që procesi i njohjes së kualifikimeve profesionale të avancojë dhe u zotua se Sekretariati do ta ketë përkrahjen e saj në këtë proces për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme në rrethanat aktuale në të cilat gjendet rajoni jonë.

Kurse, sa i përket “tarifës 100% dhe reciprocitetit”, ministrja Hajdari bëri të ditur se jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe së shpejti do të dalim me një propozim, por sigurisht duhet të kuptohet drejtë se Kosova ka qenë e detyruar që të veprojë në këtë mënyrë, duke marrë parasysh qasjen dhe diskriminim që i është bërë Kosovës në raportet tregtare nga vendet anëtare të CEFTA-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)