25 Maj 2019

Ministri Shala urdhëron verifikimin e secilit produkt që tregtohet në Kosovë

Prishtinë, 21 shkurt - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka urdhëruar Inspektoratin e Tregut të MTI-së që në bashkëpunim me Inspektoratet Komunale të bëjnë inspektime intensive të tregut në Republikën e Kosovës, për të verifikuar çdo dokumentacion të produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, por edhe nga vendet tjera  dhe krahasimin e këtyre dokumenteve me produktet e ekspozuara në tregun tonë.

Qëllimi i këtij aksioni është që të bëhet verifikimi dhe sekuestrimi i secilit produkt që mund të jetë i kontrabanduar dhe tregtohet në Republikën e Kosovës.

“Unë jam i angazhuar çdo ditë, që MTI të jetë zë i bizneseve, dhe po ashtu të përmirësojmë klimën e biznesit në vendin tonë, po ashtu MTI është e obliguar që të zbatoj ligjin dhe kushtetutën e vendit tonë. Është obligim ligjor dhe kushtetues që të ndalojmë çdo lloj kontrabande, të sekuestrojmë çdo produkt për të cilin nuk dëshmohet prejardhja. Me këto veprime në po mbrojmë qenien e shtetit tonë, dhe njëkohësisht konsumatorin rrjedhimisht qytetarin e Kosovës”, tha ministri Shala.

Sipas ministrit Shala institucionet e vendit tonë do të kenë informacione të sakta për secilin produkt që tregtohen në vendin tonë.

“Prandaj, Inspektorati i Tregut së bashku me inspektoratet komunale janë të obliguara që në bazë të kësaj urdhërese të dërgojnë raporte javore për të gjitha të gjeturat gjatë inspektimeve në tregun e Republikës së Kosovës”, tha Shala.

Ministri iu ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomik që operojnë në Republikën e Kosovës që të furnizohen me produkte të cilat i kanë kaluar të gjitha procedurat doganore, sanitare dhe fito-sanitare para se të ekspozojnë këto produkte për konsumatorët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2019 - Vazhdon dita e dytë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B me temë 'Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja'. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim delegacionin e Kryetarëve të Odave të Ballkanit Perendimor, anëtarë të Bordit Menaxhues të CIF-it. (Objekti i OEK-ut, ora 9:15)

- Delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta vizitoj Kosovën. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ish kampi i KFOR-it, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vushtrisë organizon drekë pune për delegacionin nga Diaspora në Komunën e Vushtrisë. (Vushtrri, ora 12:15)

- Kompanitë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Ciao Berto. (Ciao Berto, Magjistralja Pishtine - Mitrovice, kilometri i dytë, ora 14:25)

- Kompanitë e Diasporës vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Tiki Mosaic. (Objekti i kompanisë Tiki MosaicMagjistralja Prishtinë - Ferizaj, afër Grand Strore, ora 15:30)

- Kompanitë e Diasporës zhvillojnë vizitë përmbyllëse në showroom të kompanisë Binni e cila do të jetë nikoqir i një kokteji me rastin e mbylljes së Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa. (Objekti i kompanisë Bini, magjistralja Prishtinë - Ferizaj, ora 16:15)