26 Gusht 2019

Ministri Shala me Inspektoratin kontrollojnë çmimet në markete

Prishtinë, 3 qershor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, bashkë me Inspektoratin e kësaj ministrie ka bërë inspektimin e marketeve në Prishtinë me qëllim të verifikimit të çmimeve në rafte dhe në arkë.

Ministri Shala tha se kjo po bëhet me qëllimin e zbatimit në përpikëri të Ligjit për Mbrojtën e Konsumatorit.

“Sot bashkë me Inspektoratin e Ministrisë kemi vendosur që në vazhdën e aktiviteteve tona, me qëllim të zbatimit në përpikëri të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit kemi marrë vendim për të dalë në inspektime të jashtëzakonshme në Prishtinë."

"Përmes inspektoratit kemi kërkua nga të gjitha inspektoratet e tjera komunale të marrim inspektime të jashtëzakonshme dhe fokus i këtyre ka qenë inspektimi i çmimeve të produkteve që shiten në Kosovë e kjo për verifikimin se produkti i cili është duke u shitur në pikën shitëse me vlerën të cilën i prezantohet qytetarit, ajo vlerë e atij produkti a është duke u reflektua edhe me çmimin e arkës”, tha ministri Shala.

 Minisri Shala  tha se rezultatet e sotme të inspektimit janë një lajm i mirë për qytetarët, pasi që sipas tij edhe bizneset janë vetëdijesuar.

“Kjo është një lajm i mirë për qytetarët tonë për arsye që edhe bizneset tona janë vetëdijesuar dhe pas inspektimeve tona të shtuara nuk po lejojmë që të ketë mashtrime të mundshme tek konsumatori jonë”.

Shala bëri të ditur se inspektimet e MTI-së do jenë permanente dhe të vazhdueshme edhe në sektorë të tjerë.

“Unë ju ftoj juve gazetarëve që për secilin shqetësim, ta shfaqni atë por edhe ta informoni MTI që t’i marrim masat e nevojshme e gjithë kjo që konsumatori ynë të jetë i sigurt në atë që e blen."

"E gjithë kjo nuk është që ne po veprojmë diçka në kundërshtim me biznesin por në këtë rast duke e ndihmuar konsumatorin tonë por edhe duke i vetëdijesua bizneset”, tha Shala.

Po ashtu, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i ka informuar sot qytetarët që të bëjnë ankesa në rast se gjatë blerjes së produkteve nëpër markete hasin në parregullsi. Qytetarët mund të thërrasin në numrin e telefonit: 0800 11000



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 gusht 2019 - Komuna e Kumanovës dhe Komuna e Gjilanit oragnizojnë prezantimin e projektit dy vjeçar për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan-Kumanovë për treg të përbashkët. (Biblioteka e Qytetit te Gjilanita, ora 10:00)

- Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren do të zhvillojë punimet e konferencës shkencore ndërkombëtare me tematika të ndryshme nga Shkencat e Natyrës dhe Teknologjia, Shkencat e Jetës dhe Teknologjia dhe nga Shkencat Inxhinierike dhe Teknologjia. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë komunën e Skenderajit ku do të përurojë fillimin e punimeve për rregullimi i shtratit të lumit “Klina” në Skenderaj, në vlerë prej 300 mijë euro. (Skenderaj, ora 11:00)

- Zyra e Koordinatores për Zhvillim te OKB-së nënshkruan Memorandumi Mirëkuptimit me Rrjetin e Përgjegjësisë Sociale Korporative te Kosovës. (Shtëpia e OKB-së në Kosovë, Rruga e Zagrebit 58, afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 11:00)

- Komuna e Kumanovës dhe Komuna e Gjilanit oragnizojnë inaugurimin e hapjen e tregut mobile për farmerët më produkte të fresketa. (Parku i lagjës “Arberia” në Gjilan, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë konferencë për media lidhur me rastin e drejtorit të Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa. (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë komunën e Dragashit ku do të përurojë fillimin e punimeve për Rregullimi i trotuarit dhe sheshit në Dragash,  në vlerë prej 560 mijë euro. (Dragash, ora 14:30)

- Përfaqesues dhe pjësmarres të konferencës shkencore ndërkombëtare te cilen e organizon Universitei i Prizrenit takohen dhe darkojnë me 150 akademikë dhe Rektorë. (Nafron Diamondora, ora 19:30)